Banorët e fshatit Sllupçan, të komunës së Likovës ankohen për mungesën e ujësjellësit dhe në veçanti për rrugët e këqija. Por ata janë krenarë që jetojnë në Sllupçan për shkak të lashtësisë shqiptare të fshatit dhe gërshetimit të dashurisë për kombin me dashurinë për fenë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Banorët ndjehen të zhgënjyer nga autoritetet shtetëore, që sipas tyre, pavarësisht se u paguajnë tatime shtetit njësoj sikur banorët tjerë të shtetit, nuk trajtohen njësoj. Në Sllupçan, sipas banorëve, asnjëherë nuk investohet, mungon ujësjellësi dhe gjendja e rrugëve është e mjerueshme.
“Fshati Sllupçan nuk është i tillë siç e njeh ndokush nga larg, si fantazmë, por është fshat me një histori të bujshme, është një fshat fshat historik dhe arkeologjik. Por në të njëjtën kohë është fshati më i margjinalizuar dhe i papërfillur në Maqedoni”-deklaroi për Portalb, Bajram Ramadani, pasi sipas tij ky është fshati që më së shumti i ka ofruar kombit, por thuajse asgjë nuk ka fituar.
“Pushteti lokal dhe qendror, Sllupçanin e sheh si fantomë, e që e shpërfillë në të gjitha aspektet. Politika dhe politikanët në Maqedoni, i manipulojnë sllupçanasit skajshmërisht, ndërkohë bashkëfshatarët e mi, nuk kanë se ku të shprehin revoltën e tyre për gjendjen aktuale të mjerueshme të fshatit.”-u shpreh Ramadani, “Trumbetohet për realizim të projekteve të ndryshme, por sllupçanasit e shkatërruar nga lufta e 2001-shit, patjetër obligohen të jenë pjesëmarrës në ato projekte me parat e tyre. Psh. kanalizimi i pjesshëm që u instalua kohëve të fundit, me plot mangësi. Fshatarët kanë participuar me para të shumta, (rreth 200000 euro) për kyçjen në të.”
“Në Sllupçan nuk investohet thuajse asgjë, sikur kur ky fshat nuk meriton asnjë mirësi nga kontributet që ia jep shtetit”-theksoi Bajram Ramadani, “Fshati nuk ka ujësjellës, ndërsa sa i përket infrastrukturës rrugore fshati Sllupçan aktualisht i përngjan fshatërave, në të cilat po zhvillohen luftëra”.
Banorët deklaruan se me krenari e kujtojnë kontributin e fshatit për kauzën shqiptare në vitin 2001, por ndjehen të revoltuar me gjendjen e lapidarit, ndërtimi i të cilit, sipas tyre, ka filluar qysh në vitin 2002. Ata në veçanti janë të revoltuar me premtimet e vazhdueshme të politikanëve shqiptarë gjatë fushatave parazgjedhore lidhur me të njëjtën (Të shikohet videoja e bashkëngjitur).
Sipas Sead Ramadanit toponime të shumta dëshmojnë lashtësinë shqiptare të fshatit, ashtuqë disa nga malet janë të emëruara me emra si “Arbanas”, “Guri i Shqipes”, “Kuiria e Plakë” e kështu me radhë. Nuk ka informata të sakta për prejardhjen e shqiptarëve që u vendosën në Sllupçan, por besohet se ishin nga Shkodra dhe Luma e Kukësit, me të cilat u ngjan gjuha, gegërishtja tipike e veriut dhe “A”-ja e fortë.
Fshati numëron rreth 900 shtëpi dhe rreth 5000 banorë, të fiseve: Sopaj, Krasniq dhe Kryezi. Ndërkohë që me fanatizëm i ruajnë tre parimet e caktuara nga të parët e tyre, edhe atë:
Të mos pranohen më banorë të rinj, që mund të vijnë nga vende të tjera;
Të mos mund të martohet një sllupçanas me ish-bashkëshorten e një sllupçanasi tjetër, pasi ato të shkurorëzohen;
Të mos martohet një djalë i fshatit me një vajzë të fshatit;
E veҫanta e fshatit është kalaja e vjetër e njohur si “Hisar”, e cila besohet të jetë ndërtuar gjatë periudhës së Perandorisë Romake. Banorët, siç u shpreh ai “gjithmonë kanë ditur ta ruajnë vetveten”.
Sipas tij, banorët e kujtojnë Luftën e Runicës së vitit 1944, në të cilën tre fshatarë u vranë, edhe atë: Fejzulla Demiri, Nezir Isaki dhe Halim Neziri; E kujtojnë 5 Shkurtin e vitit 1951 atëherë kur fshati ishte rrethuar nga 300 forca policore për t’i detyruar femrat e mbuluara ta heqin mbulesën, rezistencën e fshatarëve, burgosjen e tyre, biles edhe nënshkrimin për vdekje të një plaku; Poashtu e kujtojnë edhe vitin 1982 atëherë kur për problemin me shkollat shqipe katër sllupçanas ishin larguar nga puna, dhe u burgosën: Avni Deari, Esat Deari, Naim Ibrahimi, Feim Ramadani; vitin 1988, respektivisht pjesëmarrjen në rezistencën për shkollat shqipe, burgosjen e disa të rinjve, barrikadën ndaj policisë dhe ankesën kundër Kuvendit Federal të Jugosllavisë; vitin 2001, kur fshati masovikisht e pranoi UÇK-në, qëndroi pas saj e pa dyshim nuk e harrojnë familjen Zymberi, të rënë gjatë konfliktit të armatosur; dhe pa dyshim banorët e kujtojnë Mulla Sadikin dhe Mulla Jakupin.
Banorët krenohen me të ndjerin Mulla Jakupi, njeriun tek i cili e gjetën të gërshetuar dashurinë për kombin dhe dashurinë për fenë. Por jo vetëm. Banorët, në fakt, e kanë vazhduar praktikën e filluar nga ai.
Imami i xhamisë së re të fshatit, Azir Avdiu sqaroi “Në xhami i mësoj nxënësit që nga viti 1999, atëherë kur kam diplomuar. Në fillim këtë grup ma dha hoxha im, Jakup Asipi. Numri i tyre ishte 47 nxënës. Pastaj që nga viti 2002 i mësoj rregullisht. Tani i kam mbi 100 nxënës”
Sipas tij, mësimi në xhami nuk paraqet pengesë për nxënësit, përkundrazi ai ka dëgjuar vetëm fjalë të mira nga mësuesit e shkollës për sjelljen e nxënësve të tij dhe theksoi “Shumë prej tyre janë nxënës të shkëlqyeshëm edhe në shkollë. Disa prej tyre kanë marrë vende të para në gara komunale dhe republikane, disa sot janë mjekë, mësuesë, arkitektë, inxhinierë”.
Përveç mësimit të leximit të Kur’anit, ai iu spjegon rreth namazit, edukatës, sjelljes.
Ndërkohë që interesimi i femrave, sipas tij, është më i madh sesa interesimi i meshkujve. Deri tani leximin e Kuranit e kanë mësuar mbi 350 nxënëse. Nxënëset e moshës madhore (tani ka rreth 40) i mëson hafizja, Mevlude Ibrahimi Avdiu, e cila poashtu mban ligjërata.
Ndryshe, xhamia e re quhet “Xhamia e dëshmorëve- Mulla Sadik”. Ndërtimi i saj filloi në vitin 1999. Gajtë konfliktit të armatosur në vitin 2001 u shkatërrua shumë, por pas konfliktit u rindërtua. Që nga viti 2003 imam është Azir Avdiu, respektivisht ligjërues gjatë të premteve. Ai poashtu angazhohet edhe në xhaminë e vjetër, të quajtur “Halid Efendi”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe