LAJMI I FUNDIT:

Skype arrin në Windows Phone

Skype arrin në Windows Phone

Skype është një nga ato aplikacione të cilën të gjithë dëshirojnë ta kenë në telefonat vet mobil, e Windows Phone ende nuk e ka aplikacionin e vet për Skype.

Nënpresidenti për produkte prenë Microsoftit, Rick Osterloh, bëri me dije se Skype për Windows Phone do të paraqitet shumë shpejtë.

Në intervistën që dha javën e kaluar, Osterloh paralajmëroi aplikacionin Skype, një vit pasi që aplikacionin për fundin e vitit të kaluar paralajmëroi Joe Belfiore, drejtori i projektit Windows Phone. Gjykuar sipas thashethemeve që qarkullojnë për momentin, mund të ndodhë që integrimi komplet i Skype të jetë në dispozicion për Windows Phone Apollo kur ai të paraqitet. Supozohet se Skype për Windows PHone përfundimisht do të paraqitet në Mobile World Congress në Barcelonë. /Telegrafi/