Ekipi i udhëhequr nga Muzeu Fitzwilliam në Kembrixh të Anglisë, kreu katër vjet kërkime për të konfirmuar një kërkesë nga shkurti 2015, se disa skulptura ishin veprat e vetme prej bronzi të Michelangelos të cilat kanë mbijetuar në pesë shekuj.
Hulumtuesit kanë përdorur ekspertizën e shkencëtarëve – përfshirë Peter Abrahamsin, profesorin e anatomisë klinike në Warwick Medical School – për të deshifruar karakteristikat kryesore të veprave të mjeshtrit.
“Duke qenë një person i vëmendshëm, vura re se gishtat e bronzit ishin paksa larg”, tha ai. “Më vonë shkova dhe pashë të gjithë gishtërinjtë që mund të gjeja në çdo vepër të Michelangelos. Në 40 këmbë, të gjitha me përjashtim dy, kishin gishtin e shkurtër”.
Ai vuri në dukje se të njëjtat gishtërinj mund të shihen te Davidi dhe Moisiu në Kapelën e Sistines në Vatikan, dhe shtoi se karakteristikat e tjera “shkëlqejnë” në punën e tij.
“Ne të gjithë e dimë për gjashtë muskuj barku, por këta njerëz në fakt kanë tetë muskuj. Kam gjetur dy statuja dhe pesë vizatime të Michelangelos që kanë të njëjtën anomali të rrallë, e cila tregon se modeli që ai përdori për to ishte i njëjti me atë që ai përdori për këto bronzi”, u shpreh ai.
Përfundimet e Abrahamit u përsëritën nga Victoria Avery, eksperte e arteve të aplikuara në Muzeun e Fitzwilliam, i cili tha se skulpturat ishin “të vërteta”.
“Ne besojmë që këto të jenë bërë nga Michelangelo dhe se janë origjinale të krijuara rreth vitit 1505-1507”, tha ajo, duke folur në një konferencë shtypi për të njoftuar verifikimin. “Janë autentike, të bëra kur ai ishte në kulmin e krijimtarisë së tij, kur ai ishte i dëshpëruar për të kryesuar te bashkëkohësit e tij dhe për të dominuar në shkallë masive”.
Skulpturat u regjistruan së pari si veprat e Michelangelos në 1878, kur ato ishin në pronësi të familjes Rothschild, por më vonë humbi atribuimi i tyre. Muzeu Fitzwilliam pretendoi në vitin 2015 se ato ishin me të vërtetë origjinalet e Michelangelos.
Dy skulpturat u shitën për herë të fundit në Sotheby’s në vitin 2002, për rreth 2.3 milionë dollarë për një koleksionist britanik dhe u ekspozuan në Akademinë Mbretërore të Arteve në Londër në vitin 2012. /TemA TV/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës