Hilmi Gashi
Çdokush ka lexuar e dëgjuar për skllavërinë e errët ndër shekuj, ku njeriu mund të ishte pronë e tjetrit, i cili i mbuluar nga ana ligjore mund ta përdorte atë sipas interesave të tij në çdo aspekt. Për marrëzi është quajtur “vegël”. Fenomen ky tashmë i ndaluar në formën e tij brutale të atyre kohërave. Një nga hapat më të mëdhenj të ndërmarra për njerëzimin, ka qenë përpjekja e vazhdueshme e disa popujve, grupeve dhe individëve për zhdukjen e skllavërisë në kontinent, shtet, shoqëri, grup, lagje dhe familje.
Duke kuptuar se skllavëria nuk gjendet vetëm në raftet e pluhurosura të historisë, është plotësisht e qartë se skllavëria ende gjallon në botën moderne, kudo në gjithë kontinentin, madje edhe këtu ku duket se frymëzon aq shumë liri, në Evropë. Aq më shumë tek ne, në Kosovë (ndonëse fakti është se në shumë vende evropiane po vijon skllavëria e bazuar në forma shfrytëzimi). Në këtë kontekst, do të flas për pozitën e fuçisë punëtore sot në Kosovë, një nga format e shfrytëzimi të skllavërimit modern, ndonëse jo e disiplinuar me ligj.
Këtij lloji shfrytëzimi të krahut të punës, i është rënduar së tepërmi gjendja për mbijetesë, me individë që mbahen me më pak se një euro në ditë. Në këto situata, së paku punëtorët kanë ca liri dhe të drejta bazë, ndonëse ekstremisht të kufizuara. Në vend të kësaj, skllevërit, të cilëve po u referohem, janë ata jeta e të cilëve është hipotekuar prej atyre që i kanë plotësisht në duar armët ligjore. Për ta shprehur ndryshe, këta janë skllevërit e vërtetë.
Skllavëri është imponimi i njeriut të punojë me orë të tëra, pa pasur mundësi t’i përkushtohet edukimit të tij, kultivimit mental apo edhe fizik. Dhe, realiteti i turpshëm këtu është se rregullat ligjore punojnë në të vërtetë kah legjitimimi i kësaj skllavërie të paetiketuar. Për fatin e mjerë, nuk është e mundur që këta skllevër modernë të luftojnë për ndonjë të drejtë për veten e tyre. Tërë kjo i dënon ata të jetojnë të shtypur nga të tjerët.
Situata e punëtorëve në Kosovë është plotësisht e pambrojtur. Diskriminimi i tyre bëhet në format më të vrazhda. Mbi 70 për qind e punëtorëve të sektorit privat nuk kanë kontrata të punës. Ka edhe punëtorë që nuk e dinë se ç’është kontrata e punës. Si pasojë, në vit buxheti i Kosovës humb rreth 15 milionë euro në tatime e kontribute. Shtrohet pyetja se kush qëndron dikush prapa punëdhënësve “keqbërës”. Fjala është për kompanitë e mëdha që kanë të punësuar shumë persona, të cilët detyrohen të punojnë punë të rënda fizike nga 12 orë në ditë, ndërsa një orë pune u paguhet vetëm një euro. Ata guxojnë të hanë vetëm një herë në ditë bukë, duke u ballafaquar me presionin e vazhdueshëm nga punëdhënësi.
Punëtorët shqiptarë përpos që janë të diskriminuar në paga, krahasuar me punëtorët tjerë, ata kanë vetëm një ditë në muaj pushim, në kundërshtim me Ligjin e Punës në Kosovë, përderisa detyrohen të punojnë edhe punë të tjera jashtë profesionit të tyre. U shkelen të drejtat e tyre pa mëshirë. Gjendja e tyre ka për të mbetur kështu për sa kohë që mbi ta të jetë drejtuar arma ligjore “e kërcënimit të dëbimit nga puna”.
Veç kësaj, numri për punëtorët që kanë vdekur, janë lënduar apo sëmurë në vendet e tyre të punës, janë bërë viktimë e këtij skllavërimi modern, është shumë shqetësues për shoqërinë kosovare në përgjithësi, pavarësisht faktit që ende nuk dihet numri i saktë i viktimave sipas Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), e që mendohet të jetë shumë i lartë.
Edhe më i turpshëm është fakti që mu këto sindikata nuk angazhohen më tepër në këtë kontekst dhe të bëhet presion tek autoritetet kompetente që ta rregullojnë infrastrukturën ligjore lidhur me këtë çështje të rëndë. Mbase asnjëherë s’do mjaftojë shqetësimi me një komunikatë mediatike.
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës këtë vit eventualisht në fillim të vitit 2014 pritet të nënshkruajë marrëveshjen ndërshtetërore me shtetin e Katarit për punësim sezonal. Ndërkaq, sipas raporteve ndërkombëtare, shteti i Katarit cilësohet si një vend abuzues dhe keqtrajtues për punëtorët, të cilët punësohen në këtë vend.
The Guardian ka zbuluar se punëtorët në këtë shtet keqtrajtohen deri në shkallën e skllavërisë moderne. Ndërsa, zyrtarë nga Ministria e Punës nuk duan t’i përgjigjen pyetjes, nëse skllavërimi mund t’u ndodhë edhe kosovarëve që pritet të punësohen atje. Andej apo këndej, të pret skllavërimi. Mbase shumëkush do thoshte, më mirë i skllavëruar në vendin tënd.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër