LAJMI I FUNDIT:

Skifterat tallen me Intelektualët për lojtarin serb të Dritës

Skifterat tallen me Intelektualët për lojtarin serb të Dritës

Skuadra e Dritës ditë më parë bëri të ditur për Arenën se ka marrë në prova një futbollist serb. Bëhej fjalë për Aleksander Mitroviq sulmesin 19-vjeçar me nënshtetësi kosovare, i cili iu bashkua skuadrës së Agron Selmanit në stërvitje. Lajmin për ardhjen e Mtiroviqit, e konfirmoi edhe kryetrajneri i Dritës, Agron Selmani, i cili mirëpriti futbollistin serb. Ai është Aleksander Mitroviq, i cili është i vitit 1994.

“Qe disa ditë ai po stërvitet rregullisht me Dritën dhe është mirëpritur shumë mirë. Ai është qytetar i Kosovës, dhe si i tillë është trajtuar i barabartë me futbollistët e tjerë që kamë në dispozicion”, kishte deklaruar ditë më parë për Arenën i pari i gjilanasve. Rivaliteti i madh i dy tifozërive nga i njëjti qytet është tejet i madh. E, ardhja në prova e futbollistit serb te Drita, ka ngjallur reagime të mëdha te tifozët ‘Skifterat’.

Ata kanë publikuar lajmin në faqen zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, duke kundërshtuar ardhjen e tij dhe u tallur me tifozët ‘Intelektualët’. “Ata i fyenin vëllezërit tanë vetëm pse ata jetonin në tokat shqiptare që, fatkeqësisht të okupuar nga shteti serb. Ju thoni dashuri për Serbi, vetëm pse ata kishin targat e atij shteti. Ndërsa, sot ata po përkrahin një lojtar serb në ekipin e tyre. Patriotë se jo mahi. Respekt për minoritetet nuk e kemi thënë ne kot, tani vetëm sa po i shtojnë yjet në emblemë”, ishte e shkruar në faqen e tifozët të Gjilanit, drejtuar atyre të Dritës. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori