Nga: Erlind Sulko
Pavarësisht se kam një vlerësim të madh ndaj përkthimeve të shumta të Skënder Luarasit, përkthimi i tij i “Fije Bari” është shumë i dobët dhe me një hyrje qesharake. E pavarësisht kësaj, shikoj njerëz vazhdimisht që e vlerësojnë përkthimin e Luarasit verbërisht – pa e njohur fare Whitmanin dhe pa e lexuar “Fije Bari” në origjinal. Flas si dikush që ka vite që e lexon Whitmanom, e ka përkthyer edhe vetë, dhe ka studiuar letërsinë e gjuhës angleze.
Ja disa probleme të atij përkthimi:
1. Nuk është përkthim i plotë, por vetëm i një copëze të vogël të veprës së plotë. Whitman ia kushtoi gati tërë jetën e tij veprës “Fije Bari” dhe e ribotoi veprën disa herë. Botimi përfundimtar i veprës, i njohur si “deathbed edition”, është ende i papërkthyer. Luarasi nuk ka përkthyer as gjysmën e veprës së plotë.
2. Pjesët erotike, me siguri jo për faj të tij, por diktaturës së kohës, janë të zhdukura.
3. Pjesët shpirtërore të poezive të tij janë po ashtu të zhdukura nga vepra. Në hyrjen e shkruar nga Luarasi, ai i quan interpretimet fetare/shpirtërore të Whitmanit të gabuara, ndërkohë që nuk e lejon lexuesin të dalë në përfundim pasi t’i ketë lexuar poezitë vetë.
4. Nën përkthimin dhe hyrjen e Luarasit, Whitman na shfaqet vetëm si një poet politik – gjë që nuk është e vërtetë. Sigurisht që besimet politike kanë një rëndësi të madhe për të kuptuar veprën, por ai libër nuk është një libër vetëm politik.
5. Në shumë pjesë, Luarasi i ka përkthyer vargjet e Whitmanit fjalë për fjalë dhe mekanikisht, pa marrë parasysh frymën e përgjithshme. Ja një shembull që e shpreh ketë gjë qartësisht: përkthimi i poezisë së mirënjohur “I sing the body electric”. Luarasi e ka përkthyer “Këndoj trupin elektrik”, gjë që mua këtu më duket e pakuptimtë dhe e përkthyer fjalë për fjalë. Unë e kam përkthyer “Këndoj trupin drithërues”, përkthim që më duket se e përcjell më mirë atë që Whitmani do të thotë: trupi i njeriut si diçka që të drithëron nga hijeshia hyjnore. Se siç e thotë edhe vetë Whitmani: nëse trupi s’është fryma, ç’është fryma?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës
Tetë perandorët më të përgjakshëm të historisë së Romës

Vrasja në pusi e Isa Boletinit, nga 80 xhandarë serbë e malazezë
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Ditari i Kosta Novakoviqit, për krimet e Serbisë në Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës