LAJMI I FUNDIT:

“Skena apokaliptike” nga tërmeti i fuqishëm që dridhi Japoninë, e gjithë kodra është shembur mbi qytet – 9 të vdekur dhe qindra të lënduar (Video)

“Skena apokaliptike” nga tërmeti i fuqishëm që dridhi Japoninë, e gjithë kodra është shembur mbi qytet – 9 të vdekur dhe qindra të lënduar (Video)

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 143 janë lënduar, kurse 38 konsiderohen të zhdukur, pasi një tërmet i fuqishëm prej 6.7 ballë të Rihterit dridhi sot Japoninë.

Në ishullin Hokaido është duke vazhduar operacioni i kërkim shpëtimit, ku si pasojë e dridhjes së madhe të tokës ka ardhur deri të rrëshqitja e dheut që ka përpirë shtëpitë, kurse besohet se shumë qytetarë kanë ngecur në rrënoja, transmeton Telegrafi.

Qyteti Atsumi është pothuajse i tëri i shkatërruar, pasi shumë kodra pas rrëshqitjes së dheut janë bërë rrafsh me tokë, duke i shkatërruar të gjitha shtëpitë e ndërtuara përreth.


Dhjetëra persona janë dërguar me urgjencë, dhe besohet se shumë tjerë janë zhdukur ose kanë përfunduar në rrënoja të objekteve të ndryshme të shkatërruara.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 112 kilometra në juglindje të qytetit Saporoa, në një thellësi prej 66 kilometra. /Telegrafi/

https://twitter.com/sorasapporo51/status/1037430328791511040

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori