LAJMI I FUNDIT:

Skandali pas garës, garuesi rus bën përshëndetjen naziste në podium

Skandali pas garës, garuesi rus bën përshëndetjen naziste në podium

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në garat e kampionatit evropian për makinat karting, të zhvilluar ditën e diel në pistën e Portimao (Portugali).

Piloti 15-vjeçar rus Artyom Severyukhin, që në këtë garë garoi nën flamurin e Italisë, në momentin e ceremonisë ka goditur me grusht dy herë gjoksin e tij dhe më pas ka zgjatur përpara dorën e djathtë, duke bërë përshëndetje fashiste.

Ai nisi të qeshte pas këtij gjesti, por kjo skenë nuk është mirëpritur nga të gjithë. Kjo video është bërë shume shpejt virale në rrjetet sociale, ndërkohë që Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka nisur një hetim.


Artem Severiukhin, 15 vjeç, mban krahun sfidues për disa çaste teksa luhet himni kombëtar italian

Megjithatë, garuesi tha se gjesti nuk ishte një shenjë se ai mbështeste fashizmin dhe në vend të kësaj pretendoi se ishte një gjest tradicional italian sepse ai garon nën flamurin italian.

“Dua të kërkoj falje. Unë kurrë nuk e kam mbështetur nazizmin dhe e konsideroj atë një nga krimet më të këqija kundër njerëzimit”.

“Unë jam gati të ndëshkohem, por nuk ka pasur mbështetje për nazizmin apo fashizmin”, ka thënë ai pas garës

Ai garoi nën flamurin e Italisë, për shkak të sanksioneve që i janë vendosur Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

“Një skandal global”, Real Madridi akuzon La Ligan se janë të ‘njollosur’ nga çështja Negeira

“Një skandal global”, Real Madridi akuzon La Ligan se janë të ‘njollosur’ nga çështja Negeira

La Liga
Barcelona nuk heq dorë nga transferimi i yllit gjerman – do tentojë sërish në verë

Barcelona nuk heq dorë nga transferimi i yllit gjerman – do tentojë sërish në verë

La Liga
Vjen reagimi i parë nga Rashford pas transferimit tek Aston Villa

Vjen reagimi i parë nga Rashford pas transferimit tek Aston Villa

Premier League
Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ndërkombëtare
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt

Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori