LAJMI I FUNDIT:

Skandal: Policia blenë gardërobë nga biznesi i Baki Kelanit (Dokument)

Skandal: Policia blenë gardërobë nga biznesi i Baki Kelanit  (Dokument)

Policia e Kosovës(PK) i ka dhënë tender biznesit të vëllaut të zëdhënësit të këtij institucioni, Baki Kelanit.

Në tenderin për furnizim me rroba civile, Policia e Kosovës, ka shpallur fitues kompaninë ‘Bosser’, të cilën, sipas burimeve të portalit “INFOKUSI”, e udhëheq Sami Kelani, i cili është vëllau i zëdhënësit të policisë, Baki Kelani.

Selami-Kelani-e1445863855962


“INFOKUSI” ka mësuar se biznesi i Kelanit “Bosser”, që gjendet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, më 21 tetor 2015 është shpallur fitues i tenderit të Policisë në vlerë prej 1500 euro, përderisa kontrata është planifikuar të nënshkruhet më 26 tetor.

Në këtë tender të policisë kanë konkurruar tre operatorë ekonomik, përderisa çmimi më i lartë ka qenë 2100 euro.

Shkelje tjetër në këtë tender të Policisë së Kosovës, është se tenderi nuk ka qenë i hapur, por ka shkuar nëpërmjet kuotimit (caktimit) të çmimit, transmeton portali “Infokusi”.

Sipas Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve, kompania ‘Bosser’ është hapur në vitin 2013, e cila aktivitet primar e ka tregtinë me pakicë të tekstileve në dyqane të specializuara. /Telegrafi/ konference policia e kosoves - Baki Kelani - foto ridvan slivova 0

1

2

3

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori