LAJMI I FUNDIT:

S’ka shtyrje të afatit për faljen e borxheve

S’ka shtyrje të afatit për faljen e borxheve

Zyrtarë nga Ministria e Financave kanë paralajmëruar se nuk do të ketë shtyrje të afatit për falje të borxheve, pavarësisht se rezultatet e deritanishme janë jo të kënaqshme. Por, në anën tjetër përfaqësues të organizatave joqeveritare kanë dalë me rekomandime për shtyrje të kohës për falje të borxheve

Ministria e Financave nuk do ta shikojë mundësinë e shtyrjes së afatit për faljen e borxheve, pavarësisht se rezultatet e deritashme janë jo të kënaqshme. Edhe pse Ligji për Falje të Borxheve është në fuqi edhe një muaj, deri më tani janë falur vetëm 30 për qind e borxheve. Përfaqësues të organizatave joqeveritare kanë deklaruar se Ministria e Financave duhet të bëjë ndryshime ligjore, ku borxhet duhen të falen pa kushte deri më 2008, si dhe afati të shtyhet që ligji të japë rezultatet e duhura, shkruan Zëri.

Por Muharrem Shahini, zyrtar për informim në Ministrinë e Financave, ka thënë se të gjitha çështjet janë sqaruar në Ligjin për Faljen e Borxheve dhe në Udhëzimin Administrativ të aprovuar nga Qeveria për këtë ligj, në të cilën janë të specifikuara të gjitha çështjet për implementimin e ligjit, duke përfshirë edhe afatin kohor.


Shahini nuk ka treguar se çfarë masa do të marrë Ministria e Financave pas përfundimit të afatit të Ligjit për Faljen e Borxheve. “Jeni të njoftuar shumë herë përmes përgjigjeve se afati kohor për implementim të ligjit vlen për të gjithë e ai është deri më 2 shtator 2016. Ndërsa më 03 shtator shfuqizohet ligji”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Certifikohen 46 auditorë energjetik

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Ekonomi
Kalo në kategori