3.3 miliardë dollarë janë shpenzimet e përgjithshme gjatë afatit kalimtar të futbollistëve këtë vit në botë. Kjo shumë padyshim ka bërë që bota e futbollit të cilësohet si një industri paraje, derisa në këto shpenzime nuk kanë mbetur pa u debatuar edhe në Parlamentin Evropian. Mirëpo, për dallim nga bota, klubet kosovare vazhdojnë të përballen me probleme të mëdha.
Tash e disa vite Kosova është futur në sistemin ndërkombëtar të transferimeve me TMS të FIFA-s. Mirëpo, beneficionet që i ofron ky sistem për vendet tjera nuk i ka edhe Kosova. Kur një futbollist transferohet përmes sistemit TMS, klubi automatikisht ka një përfitim financiar, madje edhe atëherë kur lojtari i tyre nuk ka kontratë, por këtë të mirë klubet tona nuk e gëzojnë.
Prishtina është skuadra me numrin më të madh të lojtarëve që përmes sistemit TMS ka dërguar lojtarë jashtë, por as ata nuk kanë përfituar asgjë.
“Kjo marrëveshje që ka bërë FFK-ja për këtë sistem është shumë e keqe, madje është në dëm të klubeve.
FFK-ja është dashur të konsultohet me klube para së të bëjë një marrëveshje të tillë, por ajo fare nuk ka pyetur askënd dhe ka nënshkruar vetëm atë që iu është ofruar. Pra, me këtë marrëveshje klubet janë dëmtuar pasi që nuk përfitojnë asgjë nga TMS-ja, as për shkollimin, as për karrierë, as për asgjë”, tha presidenti i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi, sipas të cilit ata disa herë kanë kërkuar sqarime nga FFK-ja, lidhur me atë marrëveshje por nuk kanë mundur ta shohin atë kontratë.
“Prishtina jo që ka fituar, por vetëm është dëmtuar si në rastin e Dallkut, Currit e Berishës, kur nuk kemi përfituar asgjë. Pra sistemi TMS nuk sjell ato që është dashur t’i sjell. Është bërë vetëm sa për të thënë se kemi bë një marrëveshje me FIFA-n a në fakt ajo marrëveshje veç është e dëmshme për klubet”, përfundojë Remzi Ejupi.
Në të njëjtën situatë është edhe Drita e Gjilanit, nga e cila sivjet përmes sistemit TMS dy futbollistë të saj kanë kaluar në kampionat shqiptar, Leonit Abazi e Orhan Foniqi, mirëpo klubi nuk ka fituar asgjë.
“Unë për vete nuk jam shumë i informuar si është ky sistemi TMS. Federata në rastin e Abazit edhe Foniqit na kanë kontaktuar dhe ne u kemi dhënë leje të kalojnë, mirëpo ne nuk kemi përfituar asgjë. Ata kanë kaluar me parametra zero”, tha kryetari i klubit të Dritës, Ismajl Rashiti sipas të cilit në këto dy transferime dikush ka përfituar por jo edhe ata që është dashur.
“Them drejtën unë nuk e di nëse ne si klub kemi të drejtë dëmshpërblimi edhe nëse lojtari nuk ka kontratë. Sigurisht që nga këto dy transfere kanë përfituar dikush, por ne si klub asnjë cent s’e kemi marrë. Klubi i Skënderbeut neve as që na ka kontaktuar. Unë kam dëgjuar se ndërmjetësi i lojtarit ka marrë një shumë prej 10 mijë eurove ”, tha Rashiti.
Zyrtari për marrëdhënie me jashtë i Federatës së Futbollit të Kosovës, Artan Govori, njoftoi se sivjet gjithsej 14 lojtarë kanë kaluar përmes sistemit TMS, por Federatës tash për tash nuk i takon të përfitojë asgjë nga këto transfere.
“Gjithsej 14 lojtarë sivjet kanë kaluar jashtë Kosovës përmes sistemit TMS. 12 në kampionatin e Shqipërisë, një në Belgjikë dhe një në Finlandë”, njoftoi Govori. Sipas tij ky sistem iu pamundëson lojtarëve të kalojnë jashtë pa leje të Federatës dhe duket se ky është fitimi i vetëm, pasi që financiarisht klubet dhe FFK-ja nuk përfitojnë asgjë.
“Sigurisht kur lojtari kalon përmes këtij sistemi edhe nëse nuk ka pasur kontratë, klubi mund të përfitojë dëmshpërblim, por këto përfitime tash për tash nuk na takojnë neve”, tha Govori. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër