Sindikatat e Postës së Kosovës (SPK) e kundërshton vendimin e Autoritetit Kosovar te Konkurrencës drejtuar MPB-së dhe disa komunave të cilave u kërkon që të shkëpusin marrëveshjet me Postën e Kosovës.
Në komunikatën e SPK, thuhet se përmes këtyre marrëveshjeve të ligjshme Posta u ka mundësuar qytetarëve që të kryejnë pagesat brenda objekteve të këtyre institucioneve.
“Punëtorët e Postës i bëjnë thirrje MPB-së, komunës së Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës dhe Ferizajt që në asnjë mënyrë të mos zbatojnë vendimin e paligjshëm të Komisionit të Autoritetit Kosovar te Konkurrencës. Nga MPB dhe tri komunat kërkojmë që të presin vendimin e Gjykatës për këtë çështje, por edhe të institucioneve që kanë emëruar anëtarët e këtij Komisioni, Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.
“Vendimin e këtij Komisioni e kanë kundërshtuar dhe kanë votuar kundër tij dy nga gjithsejtë pesë anëtarët e Komisionit, përfshirë edhe zëvendëskryetarin”.
“Punëtorët e Postës së Kosovës kërkojnë nga Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Z. Isa Mustafa që të iniciojë në Kuvendin e Kosovës shkarkimin e menjëhershëm të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për shkak se ka shkelur Ligjin mbi Mbrojtjen e Konkurrencës 03/L-229 dhe ligje të tjera”.
Më tej në komunikatë thuhet se “Vendimi i Komisionit të Konkurrencës ka rrezikuar edhe mirëqenien sociale të mbi 1000 punëtorëve të Postës. Ky vendim favorizon vetëm grupe të interesit që operojnë në sektorin privat”.
“Sindikatat e Postes se Kosovës njofton të gjitha institucionet si dhe opinionin publik se nuk do të ndalet deri në vendosjen e ligjshmërisë dhe nxjerrjen para organeve të drejtësisë të Komisionit të Konkurrencës. Për hapat e ardhshëm sindikal do të ju njoftojmë publikisht”, thuhet në kumtesën e SPK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Posta Gjermane shkurton 8.000 vende pune

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa