LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Infermierëve paralajmëron protestë para Klinikës së Kirurgjisë

Sindikata e Infermierëve paralajmëron protestë para Klinikës së Kirurgjisë

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistë tjerë shëndetësorë të Kosovës do të mbajë të mërkurën një protestë, në shenjë pakënaqësie për mos rritje të pagesës së ndërrimeve të natës, rrezikshmërisë në punë, orëve shtesë dhe mos ekzekutimit të shtesave në pagë prej 300 eurove.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Organizativ për protesta, i cili përmes nënshkrimeve mori mbështetjen e mbi 700 infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë brenda SHSKUK/QKUK-së.

Sindikata e Infermierëve kujton se inicimin e procedimit të Ligjit për Paga është munduar ta rregullojë përmes dialogut social, por këto kërkesa kanë mbetur pa të pashqyrtuara nga Ministria e Shëndetësisë.


“Nëse edhe këtë herë nuk do të ketë reflektim nga ana e institucioneve, Sindikata e Infermierëve të Kosovë në mbledhjen e radhës së kryesisë së sindikatës së bashku me këshillin organizativ, do të koordinohet për masa tjera sindikale të bazuara në Ligjin mbi organizimin sindikal, të cilat do të jenë më radikale”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, protesta e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë të Kosovës do të mbahet të mërkurën duke filluar nga ora 12:00, para Klinikës së Kirurgjisë. /Kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori