LAJMI I FUNDIT:

Simptomat e mungesës së testosteronit

Simptomat e mungesës së testosteronit

Lodhja është simptoma më e shpeshtë e mungesës së testosteronit në trup. Nëse keni vërejtur se keni më pak energji sesa zakonisht, gjithsesi konsultohuni me mjekun.

Por edhe gjërat e tjera mund të shkaktojnë lodhje kronike, duke përfshirë edhe plakjen dhe depresionin. Sasia e mjaftueshme e gjumit me siguri do të ndihmojë, kështu që çdo ditë flini të paktën 7-8 orë.

Ndryshimet në jetën seksuale. – Mungesa e testosteronit në trup shpesh shkakton dëshirë të reduktuar seksuale dhe disfunksionim erektil. Studimet kanë treguar se ereksionet më të dobëta dhe më të rralla janë simptoma më e shpeshtë e mungesës së testosteronit në trup.
Është e rëndësishme që ta konsultoni mjekun tuaj. Jeta juaj seksuale mund të ripërtërihet me trajtimin përkatës.

Vështirësitë me koncentrimin. – Mungesa e testosteronit mund ta pengojë aftësinë e të menduarit dhe të kujtesës. Ndoshta do ta vëreni që e keni harruar çdo gjë që e keni planifikuar. Kjo ndodh kur niveli i testosteronit është jashtëzakonisht i ulët.
Për ta lehtësuar këtë simptomë, praktikoni teknikat e relaksimit. Sa më të larta janë nivelet e hormonit të stresit në trup, aq më të ulëta janë nivelet e testosteronit.


Luhatjet e papritura të humorit. – Mungesa e testosteronit mund të shkaktojë luhatje të humorit dhe depresion. Disa meshkuj vërejnë ndryshime në personalitet. Ata më vështirë bëhen të lumtur dhe nuk kënaqen në aktivitetet në të cilat kënaqeshin dikur.

Ndryshimet në muskuj. – Testosteroni përshpejton ndërtimin e muskujve, ndërsa mungesa e tij mund të shkaktojë rënie në përqindjen totale të masës së muskujve.
Ushtrimi i rregullt mund t’i rrisë nivelet e testosteronit, por është e rëndësishme t’i aktivizoni të gjitha grupet e muskujve dhe të bëni ushtrime të forcës.

Më shumë yndyrë trupore. – Përveç se e shkakton humbjen e masës muskulore, mungesa e testosteronit shkakton rritje të përqindjes së gjithëmbarshme të yndyrës në trup.
Dieta e shëndetshme dhe e ekuilibruar është e rëndësishme në çdo moshë dhe për çdo person, sidomos për meshkujt tek të cilët nivelet e testosteronit në trup janë të ulëta.

Rënia e flokëve. – Mungesa e testosteronit mund të shkaktojë rënien e flokëve, por edhe të qimeve të tjera në trup, duke përfshirë edhe qimet e fytyrës, duarve, pjesës së poshtme të këmbëve dhe zonave gjenitale.

Reduktimi i masës kockore. – Niveli i ulët i testosteroneve është i lidhur me osteoporozën, një sëmundje që dobëson kockat. Për t’i mbajtur kockat të shëndetshme, ndaloni pirjen e duhanit dhe reduktoni konsumin e alkoolit. Filloni gjithashtu edhe me ushtrime të rregullta dhe mos i harroni ushtrimet e forcës.

Vështirësitë me gjumin. – Kur niveli i testosteronit në trup është shumë i ulët, mund të vëreni se keni vështirësi me gjumin dhe se gjatë gjumit jeni mjaft të shqetësuar.
Për ta pasur një sasi të mjaftueshme të gjumit, relaksohuni para se të shkoni në shtrat. Errësojeni dhomën, fikni të gjitha pajisjet elektronike dhe ndalni zhurmën. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori