LAJMI I FUNDIT:

Silva: United vështirë të refuzohet

Silva: United vështirë të refuzohet

Mesfushori i Valencias, David Silva, është lidhur vazhdimisht me një kalim te skuadra angleze Manchester United, ndërsa futbollisti thotë se ka marrë një numër ofertash nga Liga Premier, dhe deklaron se një ofertë nga Djajtë e Kuq do të ishte e parefuzueshme.

“Kur dëgjoni se një klub si Manchester United është i interesuar për ju, atëherë ky është nder për ju. Unë e di interesimin nga Liga Premier dhe viteve të fundit ishte liga më e fortë në botë”.

“Nëse do të më thërrisnin, sidomos një klub si Manchester United, do të ishte vështirë për t’u rezistuar. Jam i lumtur te Valencia, por secili lojtar ka çmimin e vet dhe nëse ata merren vesh atëherë gjithçka është e mundshme”, deklaroi Silva për Daily Express. /Telegrafi/