Siljanovski: „Ingram & Vendors Networking“ është një konferencë që po vendos standarde të reja në industrinë e TI-së dhe bën rrjetëzimin e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës

Konferenca e tretë vjetore „Ingram & Vendors Networking #3“ definitivisht do të jetë ngjarja më e rëndësishme e TI-së në rajon, duke i bashkuar mbi 150 pjesëmarrës nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Në këtë ngjarje, që do të mbahet në shtator, në Ohër, fokusi kryesor do të vendoset në teknologjitë më të reja për siguri kibernetike, ransomware dhe virtualizim.
Me fjalë të tjera, Qendra e trajnimit të „Ingram Mikro“ vazhdon të luajë një rol kyç në zhvillimin e industrisë së TI-së në rajon, duke ofruar trajnime dhe programe të certifikuara. Kompania vazhdon të investojë në teknologji të reja dhe në dije, duke siguruar zgjidhje më të mira të mundshme për klientët dhe partnerët e saj. Në të gjitha këto tema biseduam me menaxherin e përgjithshëm të kompanisë „ Ingram Mikro“, përgjegjës për Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, Filip Siljanovski.
Ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme është ajo që kompania këtë vit shënon 45- vjetorin e punës së saj. Në të gjitha vitet e kaluara shënoi suksese të mëdha dhe arriti të bëhet lider global në industrinë e TI-së që është krijues kryesor i standardeve të reja në këtë fushë. Kompania ka rreth 27.000 të punësuar dhe është e pranishme në 45 vende me mbi 154 qendra distributore anekënd botës.
Siljanovski, konferenca vjetore „Ingram & Vendors Networking“ tradicionalisht ka arritur një sukses të madh. Çka mund të presim nga ngjarja e këtij viti?
Siljanovski: Këtë vit konferenca do të bëjë bashkë mbi 150 pjesëmarrës nga sektori i TI-së nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, së bashku me studentë nga Shkupi, Manastiri dhe Ohri të cilët studiojnë në Fakultetin e Shkencave të Informatikës dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FINKI), Fakulteti i Teknologjive të Informatikës dhe të Komunikimit (FIKT), si dhe Universiteti i Shkencave të Informatikës dhe Teknologjisë “Sh. Apostulli Pavle" (UINT). Ngjarja do të zhvillohet më 25 shtator në Ohër dhe do të fokusohet në teknologjitë e ardhshme, duke përfshirë sigurinë kibernetike, ransomware dhe virtualizimin. Ne kemi për synim që të krijojmë një platformë për shkëmbimin e njohurive, inovacioneve dhe përvojave ndërmjet ekspertëve dhe profesionistëve të ardhshëm në sektorin e TI-së.
Cilat janë temat dhe aktivitetet kryesore të konferencës „Ingram & Vendors
Networking #3“?
Siljanovski: Në konferencë do të diskutohen temat e sigurisë kibernetike, ransomware-it dhe virtualizimit. Do të ketë diskutime në panel, punëtori dhe prezantime nga ekspertë të shquar në këto fusha. Përveç kësaj, do të kemi sesione rrjetëzimi ku pjesëmarrësit do mund të shkëmbejnë idetë dhe përvojat e tyre. Është me rëndësi të përmendet se këtë vit do të ftohen edhe studentë nga fakultetet: FINKI, FIKT dhe UINT nga Shkupi, Manastiri dhe Ohri, të cilët do të kenë mundësi të mësojnë nga më të mirët dhe të krijojnë lidhje me profesionistët e sektorit të TI-së.
Keni krijuar edhe Qendrën e trajnimit që ofron trajnime të ndryshme. Sa është i rëndësishëm në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë? Me çfarë njohurish do të pajisen pjesëmarrësit?
Siljanovski: Qendra e trajnimit e "Ingram Micro-s" luan një rol kyç në mbështetjen dhe zhvillimin e industrisë së TI-së në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë. Kjo qendër ofron trajnime që i përfshijnë teknologjitë dhe praktikat më të reja, me qëllim që t’u ndihmojnë profesionistëve të zhvillojnë shkathtësitë e tyre dhe të avancojnë karrierën e tyre. Trajnimet tona përfshijnë fusha të ndryshme dhe përfshijnë programe nga vendorë me famë botërore si Oracle, Veeam, Kaspersky, Veritas, Check Point, VMware dhe shumë të tjerë. Trajnimet zhvillohen sipas programeve zyrtarisht të autorizuara dhe udhëhiqen nga pedagogë me përvojë, të cilët kanë përvojë dhe ekspertizë shumëvjeçare në domene të ndryshme TI-së.
Pjesëmarrësit e trajnimeve tona do të pajisen me njohuri dhe aftësi të nevojshme për t'u përballur me sukses me sfidat e industrisë moderne të TI-së. ADo të mësojnë se si të punojnë me teknologjitë më të reja, si t’i zbatojnë dhe menaxhojnë zgjidhjet e TI-së dhe si t’i sigurojnë sistemet dhe të dhënat e tyre. Si plotësim, në Qendrën tonë është qendra e autorizuar për testim Pearson Vue, që do të thotë se pjesëmarrësit kanë mundësi të japin provimet e certifikimit dhe të marrin certifikata të pranuara ndërkombëtarisht, gjë që ka një rëndësi të madhe për zhvillimin dhe përparimin e tyre profesional. Kjo qendër trajnimi avancon dijen individuale të pjesëmarrësve dhe kontribuon në mënyrë domethënëse në përmirësimin e tërë industrisë së TI-së dhe kapacitetit të rajonit. Duke krijuar profesionistë të kualifikuar, kontribuojmë në rritjen dhe zhvillimin e sektorit të TI-së në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, që është thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe konkurrencën e këtyre vendeve.
Si e përgatitni kompaninë tuaj për sfidat e ardhshme në industrinë e TI-së?
Siljanovski: Kompania jonë vazhdimisht investon në teknologji të reja dhe trajnime për të punësuarit tanë. Jemi të përqendruar fuqishëm në fushën e hulumtimit dhe zhvillimit, gjë që na mundëson të jemi në hap me prurjet dhe risitë e reja. Punojmë ngushtë me partnerët dhe klientët tanë për t’i kuptuar nevojat e tyre dhe për t'u siguruar atyre zgjidhje të cilat do t'i përgatisin për të ardhmen. Qendrat tona të trajnimit luajnë një rol kyç në këtë strategji, pasi mundësojnë përmirësimin e vazhdueshëm të njohurive dhe shkathtësive të punonjësve dhe partnerëve tanë.
Cilat janë planet tuaja për ardhmërinë e „Ingram Mikro-s“ në rajon?
Siljanovski: Ne kemi plane ambicioze për të ardhmen, që përfshijnë zgjerimin aktiviteteve tona dhe sjelljen e shërbimeve dhe zgjidhjeve të reja. Vizioni ynë është që të vazhdojmë të jemi një distributor dhe novator prijës në industrinë e TI-së. Planifikojmë që t’i zgjerojmë aktivitetet tona dhe të vendosim shërbime dhe zgjidhje të reja që do t’u ndihmojnë partnerëve tanë për t’i arritur qëllimet e tyre. Vazhdojmë të investojmë në teknologji, në njerëz dhe në kapacitete për të siguruar zgjidhje më të mira të mundshme për klientët tanë. Besojmë se me përkushtimin dhe novacionin tonë, do të vazhdojmë të jemi „një hap përpara të tjerëve“.
Këtë vit „Ingram Mikro“ shënon 45-vjetorin e ekzistimit të saj. Cili është sekreti i
suksesit tuaj? Si arritët të bëheni lider global në industri dhe pse është e rëndësishme të ndiqen trendët botërorë dhe t’iu përshtatni atyre?
Siljanovski: Ajo që na veçon nga të tjerët është përkushtimi i vazhdueshëm dhe entuziazmi i madh për punën në këtë fushë. Ne në mënyrë konstante punojmë të udhëhequr nga dëshira të qëndrojmë në piedestal dhe mu për këtë arritëm të bëhemi lider global dhe të bëhemi shtytës të ndryshimeve në këtë industri. Çdoherë jemi „para kohës“ и dhe shumë shpejt u përshtatemi ndryshimeve që ndodhin. Vazhdimisht i ndjekim sfidat në mënyrë që të gjemë mënyra për tejkalimin e tyre me kohë. Ky është padyshim sekreti i suksesit tonë. Ndihem vërtetë krenar që jam pjesë e një kompanie që prej 45 vitesh punon me përkushtim në fushën e hulumtimit dhe në krijimin e inovacioneve që e diktojnë “kohën moderne”. Dua të theksoj se, është jashtëzakonisht e rëndësishme që për progres të vazhdueshëm dhe rritje të konkurrencës, të ndjekim ndryshimet e shpejta në teknologjitë e avancuara.
Roli ynë kryesor është që të ndihmojmë partnerët tanë të përshtaten me këto ndryshime dhe të zbatojnë zgjidhjet komplekse në mënyrë efikase. Tendencat botërore e përcaktojnë drejtimin në të cilin lëviz teknologjia dhe ndjekja e këtyre tendencave na mundëson të mbetemi relevantë dhe konkurrues në treg.
Konferenca "Ingram & Vendors Networking #3" është një mundësi unike për të gjithë pjesëmarrësit që të krijojnë lidhje, të shkëmbejnë njohuri dhe përvoja dhe të frymëzohen për risitë e ardhshme në industrinë e TI-së.
,,Ingram Micro’’ është themeluar në vitin 1979 dhe që atëherë është zhvilluar në një nga distributorët më të mëdhenj të TI -pajisjeve në botë. Janë të pranishëm në 45 vende dhe menaxhojnë 154 qendra distributore anekënd botës, me rreth 27,000 të punësuar. Suksesi i tyre bazohet në ndjekjen e vazhdueshme të ndryshimeve të tregut, sjelljen e inovacioneve dhe avancimin e vazhdueshëm të ekspertëve të tyre. Përmes këtyre parimeve, kompania pozicionohet si një lider global në industrinë e teknologjisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës