LAJMI I FUNDIT:

Siguria në trafik, mbi 14 mijë tiketa trafiku u shqiptuan nga Policia gjatë muajit korrik

Siguria në trafik, mbi 14 mijë tiketa trafiku u shqiptuan nga Policia gjatë muajit korrik
Foto: Ilustrim

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se gjatë muajit korrik ka shqiptuar 14,009 masa administrative për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se angazhimi i Policisë është bërë duke synuar ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, transmeton Telegrafi.

“Policia e rajonit të Prishtinës duke u mbështetur në vlerësimet e fundit që i ka bërë situatës së sigurisë në trafikun rrugor ka shtuar dinamikën e veprimeve dhe masave të ndërmarra me qëllim të përmirësimit të treguesve të sigurisë rrugore dhe uljes së numrit të kundërvajtjeve në trafik”, thuhet në njoftim.


Me gjithë faktin se policia në vazhdimësi është angazhuar në kontrollin për zbatimin e rregullave të trafikut nga të gjithë shfrytëzuesit e rrugës duke synuar uljen e numrit të kundërvajtjeve në trafik dhe ngjarjeve aksidentale, është parë e nevojshme që krahas kontrolleve të strukturave të policisë të punohet edhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Mbështetur mbi këtë bazë, në kuadër të intensifikimit të punës preventive për forcimin e rregullit si dhe disiplinimin e shfrytëzuesve të rrugës, vetëm për muajin korrik policia e rajonit të Prishtinës ka shqiptuar 14,009 masa administrative për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor, me theks të veçantë;

– Tejkalim i shpejtësisë, 4082 gjoba.

– Parking i parregullt, 3019 gjoba.

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 1172 gjoba.

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 907 gjoba.

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer , 321 gjoba.

– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 285 gjoba.

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 280 gjoba.

– Tejkalim në vijë të plotë, 48 gjoba.

– Drejtimi i motoçikletës -pa patentë shofer, 25 gjoba.

– Motoçikleta të larguara nga komunikacioni 18.

– Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim, 14 gjoba.

– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 5 gjoba.

– Të tjera , 3851.

Policia gjithashtu ka njoftuar se për kundërvajtjet më të rënda janë shqiptuar edhe 124 masa administrative, shqiptimi i masës mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik– marrja e përkohshme e patentë shoferit.

– 112 masa administrative, vazhdim i masës mbrojtëse.

– 72 masa administrative, shqiptimi i masave mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, marrja e përkohshme e patentë shoferit të huaj.

“Policia e rajonit të Prishtinës do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, ndërkaq ftojmë të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të shtojnë kujdesin”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori