LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina përforcohet me lituanezin Kieza

Sigal Prishtina përforcohet me lituanezin Kieza

Fituesi i Kupës së Kosovës në basketboll, ka bërë edhe përforcimin e tretë për edicionin e ardhshëm, ai është lituanezi Aurimas Kieza.

Basketbollisti i gjatë 202 centimetra i cili ka përvojë nga disa vende përveç Lituanisë, nga stinori i ri do të jetë pjesë e skuadrës së Sigal Prishtinës, që është shumë afër edhe marrëveshjes me trajnerin që e përmbylli stinorin e kaluar, Ahmet Kandemir, raporton Borozani.

Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur për disa skuadra lituaneze dhe italiane, si Pieno Zvaigzdes, Juventus, Suduva, Trenkwalder Reggina, si dhe në Qipro ka luajtur për Keravnosin.

Kieza në stinorin 2010/11 ka qenë MVP i ligës lituaneze. Sigal Prishtina do të merr pjesë në Ligën Ballkanike BIBL stinorin që do t’ia nis dhe ky është përforcimi i tretë për fituesin e Kupës së Kosovës, pas amerikanëve Ceola Clark III dhe Tay Waller. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

La Liga
Te Real Madridi

Te Real Madridi "me kontratë" lojtarët nuk kanë guxuar të thonë se Messi është më i mirë se Ronaldo

La Liga
Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Serie A
Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

La Liga
“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

Premier League
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Kalo në kategori