LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina liron Wessonin dhe Blajiqin

Sigal Prishtina liron Wessonin dhe Blajiqin

Klubi i Sigal Prishtinës ka liruar dy basketbollistët e huaj, alo qendrën amerikane, K’Zell Wesson dhe Josip Blajiq. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i klubit, Florian Miftari, i cili u shpreh se janë në bisedime me disa lojtarë të pozitës qendër, por deri javën e ardhshme nuk pritet të arrijë asnjë i huaj. Wesson dhe Blajiq janë larguar me urdhrin e trajnerit Marin Dokuzovski.

Përkundër rezultateve të mira, Sigal Prishtina ka bërë ndryshime sa i përket lojtarëve të huaj. Trajneri maqedonas, Marin Dokuzovski, ka liruar nga ekipi i tij alo qendrën amerikane, K’Zell Wesson, si dhe organizatorin kroat të ardhur nga Bashkimi, Josip Blajiq.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Prishtinës, Florian Miftari. “Po, Wesson dhe Blajiq janë liruar me urdhrin e trajnerit Dokuzovski, i cili nuk është treguar shumë i kënaqur me kontributin e tyre. Ne jemi në bisedime me disa qendra, por emër konkret nuk kemi. Nuk besoj se deri javën e ardhshme do të vjen dikush, pasi tani është një periudhë shumë e vështirë për të gjetur lojtarë të huaj”, ka thënë Miftari për ‘Sport Plus’.

Prishtina-Besa


Ndeshja e parë për xhiron e 18-të në ETC Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Besës. Ky takim do të zhvillohet nga ora 20:00. /SportPlus/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori