LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina ende nuk ka filluar përgatitjet për sezonin e ri

Sigal Prishtina ende nuk ka filluar përgatitjet për sezonin e ri

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina varet tërësisht nga buxheti. Këtë e konfirmon drejtori i përgjithshëm, Florian Miftari. Sipas tij ende nuk ka lëvizje sa i përket trajnerit apo lojtarëve. Buxheti pritet të miratohet më 1 gusht, derisa përgatitjet do t’i fillojnë më 15 gusht.

Skuadra që fitoi të gjithë trofetë e mundshëm në basketboll sezonin e kaluar, Sigal Prishtina ende nuk ka filluar përgatitjet për sezonin e ri. Në fakt, te klubi ‘Bardhekaltër’ nuk ka asnjë risi.

Drejtori i përgjithshëm i Prishtinës, Florian Miftari është shprehur se synimet dhe përbërja e ekipit varet nga buxheti. “Ne jemi duke bërë projektin e buxhetit për sezonin e ri. Synimet dhe përbërja e skuadrës varet se sa do të jetë buxheti. Në fillim kemi qenë në pushime e më pas ishte edhe Kampionati Botëror. Është vështirë të kontaktosh me sponsor tani, andaj nga kjo varen edhe synimet tona. Në bazë të buxhetit do të formojmë edhe skuadrën për sezonin e ardhshëm”, është shprehur Miftari për ‘Sport Plus’. Buxheti sipas tij pritet të miratohet deri më 1 gusht.

Miftari bëri të ditur se ende nuk është vendosur se kush do të jetë trajner i Sigalit sezonin e ardhshëm. “Nuk kemi biseduar me asnjë trajner. As me Marin Dokuzovskin, por edhe me asnjë tjetër. Të gjitha kanë qenë spekulime. Kjo çështje ende nuk është vendosur”, theksoi ish-basketbollisti i Prishtinës. Dokuzovski fitoi titullin dhe Kupën me Sigal Prishtinën. Trajnerit maqedonas i përfundoi kontrata me prishtinasit.


Përgatitjet më 15 gusht

Nga basketbollistët vendorë vetëm Edmond Azemi ka kontratë me Prishtinën. “Po, vetëm Edo ka kontratë. Nuk kemi biseduar me asnjë basketbollist dhe nuk do të bisedojmë derisa të dihet se çfarë buxheti do të kemi për sezonin e ri. Nga buxheti varet edhe fondi i lojtarëve që do të kemi”, nënvizoi drejtori i përgjithshëm i klubit ‘Bardhekaltër’. Ai konfirmoi se stërvitjet për sezonin e ri do të fillojnë më 15 gusht. “Përgatitjet do t’i nisim më 15 gusht, ku do të përgatitemi për sezonin e ardhshëm”, përfundoi Florian Miftari.

Sigal Prishtina edhe këtë sezon do të garojë në Ligën Ballkanike, ku sezonin e kaluar përfundoi në vendin e katërt. Prishtina dhe Peja përfaqësojnë Kosovën në këtë garë. Prishtina, madje ishte organizatore e ‘Final-Four’. ‘Bardhekaltërit’ sezonin e kaluar fituan titullin, Kupën dhe Superkupën e Kosovës.

Trajneri dhe lojtarët

Prishtina ende nuk e ka zgjidhur çështjen e trajnerit për sezonin e ardhshëm. Sipas drejtorit të përgjithshëm të klubit, Florian Miftari gjithçka varet nga buxheti që do të kenë për sezonin e ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori