LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina e shkel Craiovan (Foto)

Sigal Prishtina e shkel Craiovan (Foto)

Bardhekaltërit kanë marrë hakmarrje ndaj skuadrës së Craiovas e cili vitin e kaluar i mposhti në kryeqytet, duke i deklasuar sonte me një fitore të thellë prej 92-76, në kuadër të Ligës Ballkanike.

Rreth 1300 bileta ishin shitur për ndeshjen e sotme, ndërsa Plisat gjithashtu kishin mbushur pjesën e tyre për t’i dhënë këtij super-derbi një atmosferë të veçantë.

Vendasit nuk e nisën edhe aq mirë ndeshjen dhe iu desh që t’i ndiqnin mysafirët vazhdimisht në rezultat, mirëpo Dardan Berisha dhe Aaron McGhee i mbanin gjallë Bardhekaltërit me shënimet e tyre. Çereku i parë u mbyll me tre pikë epërsi për mysafirët, 22-25.

Në çerekun e dytë, trajneri i Sigal Prishtinas, Sabit Hadzic, i dha më shumë hapësirë Blerim Mazrekut dhe Muhamed Hasanit, të cilët i dhanë frytet e tyre. Ishte McGhee i cili me një trepikësh e barazoi rezultatin në 34-34 dhe e ngriti tërë palestrën në këmbë, ndërsa në aksionin e radhës Mazreku shënoi nga afërsia për t’i dhënë prishtinasve epërsinë. Që nga ky moment, Bardhekaltërit zhvilluan një lojë të mençur me mbrojtje të fortë dhe deri në fund të pjesës së parë e ngritën epërsinë në gjashtë pikë, 48-42.


Në çerekun e tretë, Sigal Prishtina arriti ta ruajë epërsinë konstante dhe e mbylli këtë pjesëlojë me pesë pikë epërsi, 68-63. Teksa, këtu filloi edhe të ndizet snajperisti Dardan Berisha.

Bardhekaltërit eksploduan në çerekun e fundit duke e shkelur kundërshtarin me kundërsulme të shpejta, që përfundoheshin me sukses nga Mazreku e Berisha, ndërsa ky i fundit ishte thjeshtë i pandalshëm duke arritur në kuotën e 27 pikëve gjithsej. Në fund të ndeshjes, rezultati ishte 92-76 për Prishtinën, e cila shënoi fitoren e tretë në po kaq ndeshje në Ligën Ballkanike.

Më i miri i këtij takimit edhe kësaj radhe ishte Dardan Berisha me 27 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime, ndërsa Aaron McGhee dhe Blerim Mazreku i shënuan nga 22 pikë secili. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi

Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve

Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar

Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar

La Liga
Barcelona këmbëngul për 'klauzolë anti-saudite' të paprecedentë në kontratat e reja të dy lojtarëve

Barcelona këmbëngul për 'klauzolë anti-saudite' të paprecedentë në kontratat e reja të dy lojtarëve

La Liga
Konfirmohen datat për dy ndeshjet mes Real Madridit dhe Manchester Cityt

Konfirmohen datat për dy ndeshjet mes Real Madridit dhe Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori