LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina e kthen prapa amerikanin Clark

Sigal Prishtina e kthen prapa amerikanin Clark

Fundori amerikan, Ceola Clark III, i cili ishte duke qëndruar që disa javë në Prishtinë për t’u sprovuar në skuadrën e Sigal Prishtinës, nuk ka arritur t’i kalojë testet fizike dhe bardhekaltërit e kanë kthyer prapa në Amerikë.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori gjeneral i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, i cili në një intervistë për gazetën Zëri tha: “Ceola Clark nuk i ka kaluar testet fizike dhe për këtë arsye është larguar”.

Punët më mirë nuk i ka as amerikani tjetër, Hamidu Rahman, për të cilin Miftari tha: “Ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me të, pritet të merret një vendim ditët e ardhshme”.

Ndërsa, pas largimit të Clark, Miftari ka nisur menjëherë bisedimet për të gjetur një plejmejker tjetër. Ai ka thënë se është në bisedime me basketbollistin që shkëlqeu sezonin e kaluar për RTV 21-shin, Kendrick Jones. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste

Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste

Përfaqësuesja e Kosovës
Martin Zubimendi gjithnjë e më afër transferimit në Ligën Premier

Martin Zubimendi gjithnjë e më afër transferimit në Ligën Premier

Premier League
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por

Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por "nuk i kushtoi vëmendje"

La Liga
Kalo në kategori