LAJMI I FUNDIT:

Si t’i kursejmë deri në 30% të faturës vetëm nga ngrohja

Si t’i kursejmë deri në 30% të faturës vetëm nga ngrohja

E tërë Evropa tashmë ka vendosur kaldatë e ngrohjes në maksimum 21 gradë Celsius. Kjo temperaturë llogaritet idealja kur kihet parasysh kriza elektroenergjetike që ka përfshirë tash e një kohë të gjatë kontinentin e vjetër, pasiguria e çmimeve dhe e furnizimit me energji elektrike dhe rritja e kërkesës në anën tjetër.

Jemi në dimër, i cili deri tash ishte mjaft miqësor. Por, shumë shpejt pritet të vijë i ftohti, duke u bazuar në parashikimet e meteorologëve. Me ardhjen e të ftohtit, nevoja për ngrohje rritet. E bashkë më të, rritet edhe pasiguria e furnizimit me energji elektrike, pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare kur po rritet kërkesa, po fluturojnë.

KEDS thekson se në këto rrethana, kursimi është i domosdoshëm, madje jetik.


Hapi i parë duhet të jetë ulja e temperaturës në termostatin e kaldajës suaj. Nëse e ulni nga 24 gradë Celsius në 21 gradë Celsius, ekspertët tanë sigurojnë që ju do të kurseni deri në 30 për qind të faturës suaj.

Vende të ndryshme kanë vënë kufij maksimalë edhe më të ulët, madje duke shkuar deri në 19 gradë Celsius, siç është rasti i Britanisë së Madhe.

Në këto raste, ju do të kursenit edhe më tepër, pasi që dihet se nëse ngroheni me energji elektrike, atëherë ngrohja merr pjesë me minimum 70 për qind të konsumit tuaj mujor.

Në vende të ndryshme praktikohet edhe ndalja komplete për 2 orë, pasi llogaritet që nuk e ftohë fare ambientin. Këtë konsumatorët mund ta bëjnë në një periudhë të caktuar brenda ditës, në mënyrë që të lehtësohet barra e sistemit elektro-energjetik dhe të kursehet edhe direkt fatura e tyre.

Nëse kjo ndalesë praktikohet çdo ditë, atëherë llogaritet që do të kurseni 30- 70 euro të faturës suaj mujore. Kjo është një strategji që në terma ndërkombëtare njihet si win-win, pra ku fitues janë të gjithë.

T’i përmbahemi këtij rregulli të thjeshtë për të mirën e të gjithëve. Së bashku mund t’ia dalim!

Në trend Ekonomi

Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ekonomi
Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Botë
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Ekonomi
Kalo në kategori