Gjatë ditëve të festës mund të ndodhë që ta teproni me pijen dhe një ditë më pas, ndjeheni shumë keq. Por, ne ju këshillojmë disa veprime me të cilat ju do ta merrni veten shumë shpejt.
Përdorni shumë vitamina B
Alkooli e konsumon vitaminën B nga sistemi juaj, dhe kjo ju bën të ndjeheni shumë keq ditën e nesërme. Merrni 50 miligram vitaminë B përpara se të filloni të pini dhe një tjetër teksa pini dhe kjo mund t’ju ndihmojë ditën tjetër të ndjeheni më mirë.
Konsumoni pije në ngjyrë të kthjellët
Likeret e errëta përmbajnë sasi më të larta të substancave helmuese të cilat quhen kongjenerë, dhe kontribuojnë në dhimbje koke nga të pirët. Më mirë konsumoni vodka ose kokteje me xhin në vend të rumit ose uiskit.
Pini lëng kokosi
Rihidratimi është një nga mënyrat më të shpejta për tu ndjerë më mirë pas një nate të vështirë në një bar, dhe një filxhan nga ky lëng përmban më shumë elektrolite se pijet e sportit- dhe më shumë kalium se një banane. Mund t’ju ndihmojë edhe me dhimbjet e stomakut. Mos harroni të pini dhe ujë të thjeshtë.
Mundohuni të djersini
Mënyra më e thjeshtë për të larguar ose kuruar gjendjen të nesërmen pasi keni pirë, është të nxirrni të gjithë helmet dhe alkoolin nga sistemit. E dinit se 1/3 e helmeve të trupit çlirohet nëpërmjet lëkurës? Nëse bëni një dush të ngrohtë ose futeni në vaskë, e ndihmon trupin të nxjerrë vetë helmet që ju bëjnë të ndjeheni keq. Por kujdes mos tejkaloni masën dhe pini një gotë me ujë të ftohtë teksa rrini në vaskë që mos të dehidratoheni. Do t’ju ndihmonin, nëse në vaskë përdorni dhe kripëra për të nxjerrë helmet.
Hani një banane
Nivelet e ulëta të kaliumit ju bëjnë të ndjeheni të dobët dhe mund të keni dhimbje muskujsh. Bananet janë të pasura me kalium dhe do t’ju zëvendësojnë mineralet dhe elektrolitet që trupi ka humbur teksa pini. Nëse stomaku nuk ju lejon të hani gjë, qoftë dhe një banane, atëherë bëni një pije miks me banane dhe me mjaltë. Mënyrë tjetër është të konsumoni një banane përpara se të filloni të pini, që të vendosni rezerva kaliumi në trup që më përpara.
Pini lëng domate
Lëngu i domates është i pasur në vitamina, minerale dhe enzima të cilat i keni humbur pas një natë të gjatë duke pirë. Përmban gjithashtu dhe fruktozë, e cila ndihmon në metabolizmin e alkoolit që ka mbetur ende në sistemin tuaj.
Akoma me dhimbje? Provojeni njëherë këtë
Nëse ndjeheni shumë keq edhe pasi keni provuar çdo gjë provoni atëherë këtë. Merrni një fetë limoni dhe me lëngun e tij fërkoni sqetullat. Shumë njerëz betohen se kjo funksionon, megjithëse shkenca ende nuk e ka shpjeguar dot. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania