LAJMI I FUNDIT:

Si të përgatisim një çaj të mirë me akull

Si të përgatisim një çaj të mirë me akull

Sa nxehtë është jashtë! Një pije e përsosur për t’u relaksuar është një gotë me çaj të ftohtë.

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Studimet tregojnë se, nëse pini çaj rregullisht, mund të zvogëloni rrezikun e Alzheimerit dhe diabetit, plus do të keni dhëmbë të shëndetshëm dhe kocka të forta.

Çaji është i pasur me antioksidantë të quajtur flavonoide, të cilat janë më të fuqishëm kur çaji është i freskët.


Një përfitim tjetër i çajit me akull? Mund të kontrolloni kaloritë duke kufizuar sasinë e sheqerit.

Përdorni çaj të freskët dhe jo në filtra. Provoni çajin e freskët, sepse vajrat që i japin çajit shijen e tij të mrekullueshme prishen me kalimin e kohës gjatë qëndrimit në filtër.

Çaj akulli me hibiskus dhe shegë

Përbërësit:
• 1/4 filxhan çaj hibiskus
• 4 gota ujë të valuar
• 1 gotë lëng shege
• 4 gota ujë të ftohtë
• Feta limoni për garniturë

Përgatitja:
1. Vendosni hubiskusin në ujin e valuar për 3-5 minuta.
2. Kullojeni çajin, shtoni lëngun e shegës dhe ujin e ftohtë.
Lëreni në frigorifer rreth 2 orë. Shërbehet me akull dhe feta limoni.

Shënim: Çaji, mund të ruhet në frigorifer deri në një javë, duke shtuar pak lëng limoni, i cili ndihmon në ruajtjen e flavonoideve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori