LAJMI I FUNDIT:

Si të kontrolloni nëse është kthyer kilometrazhi në veturën e përdorur?

Si të kontrolloni nëse është kthyer kilometrazhi në veturën e përdorur?

Reduktimi i kilometrazhit është një manipulim shumë i zakonshëm në botën e sotme, dhe sipas burimeve nga Gjermania, bëhet në çdo të tretën e makinave të përdorura.

Mashtrimi i klientëve dhe kompanive të qiradhënies nuk është një shaka, dhe vetëm në Gjermani, dëmi prej rreth 6 miliardë eurosh u bë për shkak të mashtrimit të heqjes së kilometrazhit.

Kështu, mashtruesit rrisin vlerën me një mesatare prej 3,000 euro për makinë dhe mashtrojnë blerësit e makinave të përdorura ose kompanitë e qiradhënies, dhe dëmi i përgjithshëm i vlerësuar vetëm në Gjermani është rreth gjashtë miliardë euro në vit, transmeton Telegrafi.


Si e vëreni nëse kilometrazhi është hequr nga makina?

1. Kontrolloni faturat e riparimit, raportet e inspektimit, faturat e karburantit (kur përdorni një kartë karburanti, kilometrazhi shfaqet atje), datat e shërbimit dhe kilometrazhin në librezën e automjetit ose etiketën e ndërrimit të vajit për vërtetësinë.

2. Kontaktoni pronarin e mëparshëm i cili është i regjistruar në certifikatat e regjistrimit. Pyete atë për dokumentet e përmendura në pikën e parë, në mënyrë që të të shpjegojë kilometrazhin me të cilin është shitur automjeti.

3. Mos u mbështetni në të dhënat e kilometrazhit të shitësit. Ato kryesisht nuk janë detyruese. Këmbëngulni që “kilometrazhi aktual” të tregohet me shkrim në kontratën e shitjes.

4. Kontrolloni automjetin e përdorur nga një mekanik.

5. Kur bleni një makinë të përdorur mos e shikoni vetëm për kilometrazhin, por kushtojini vëmendje edhe pjesëve tjera. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Mirupafshim Uber, projekti i ri i Elon Musk që do ta lërë këtë sektor pa punë në SHBA – do të kushtojë vetëm 80 mijë dollarë

Mirupafshim Uber, projekti i ri i Elon Musk që do ta lërë këtë sektor pa punë në SHBA – do të kushtojë vetëm 80 mijë dollarë

Auto
Vetura më e mirë hiper sportive ka pasardhës,  njihuni me McLaren W1

Vetura më e mirë hiper sportive ka pasardhës,  njihuni me McLaren W1

Auto
Volkswagen prezanton modelin Tayron me shtatë ulëse

Volkswagen prezanton modelin Tayron me shtatë ulëse

Auto
Ferrari Purosangue sapo ka 'mbushur' dy vjet në treg, por sa ka pasur ndikim në shitjet dhe imazhin e markës?

Ferrari Purosangue sapo ka 'mbushur' dy vjet në treg, por sa ka pasur ndikim në shitjet dhe imazhin e markës?

Auto
Djali me një Lamborghini Urus kërcen mbi një Lamborghini Aventador

Djali me një Lamborghini Urus kërcen mbi një Lamborghini Aventador

Honda

Honda "tërheq" nga tregu 1.7 milionë vetura për një defekt që mund të çojë në "vështirësi për drejtimin e automjetit"

Auto
Kalo në kategori