Një buzëqeshje shndritëse është ëndrra e të gjithëve. Por para se t’i drejtoheni dentistit , ne ju japim disa ide për zbardhjen e dhëmbëve në kushte shtëpie.
Përpos pastave, furçave të dhëmbëve dhe lëngjeve dezinfektuese të gojës, për të pasur dhëmbë përsosmërisht të bardhë në mënyrë natyrale duhen ndjekur disa këshilla për tryezën e ushqimeve.
Soda e bukës
Soda e bukës, e pranishme në kuzhinën tonë ndihmon në largimin e pllakave të krijuara tek dhëmbët të cilat shkaktojnë ngjyrën e verdhë.
▪ Mund të përzieni gjysmë luge çaji me sodë buke. Me këtë masë lani dhëmbët me furçë e me ujë të ngrohtë, tamam si me pastë dhëmbësh normale. Përsëriteni këtë ritual 2 herë në javë.
▪ Ose mund ta përzieni atë me lëng limoni, uthull molle ose peroksid hidrogjeni.
▪ Gjithashtu mund të përzieni një lugë sodë buke me një tjetër me peroksid hidrogjeni. Masën e hidhni në një gotë me ujë të ftohtë dhe me të shpëlani gojën 2-3 herë në ditë.
Lëkurë portokalli
Pastrimi i rregullt i dhëmbëve me lëkurë të freskët portokalli redukton akumulimin e papastërtive.
Si ta përdorni?
▪ Para se të flini, merrni pak lëkurë portokalli dhe me të fërkoni dhëmbët tuaj. Vitamina C dhe kalciumi që ajo përmban do të luftojë mikroorganizmat përgjatë natës.
▪ Përsëriteni për disa javë dhe shikoni rezultatet.
Peroksid hidrogjeni
Efektet e peroksidit të hidrogjenit janë dhëmbë të bardhë si perlë, përsëri.
▪ Bëni gargarë me këtë lëndë, por sigurohuni që mos ta përcillni.
▪ Gjithashtu mund të krijoni një masë me peroksid hidrogjeni së bashku me sodë buke, të cilën mund ta përdorni si pastë dhëmbësh. Me vonë lajini dhëmbët më një pastë normale.
Përdorimi i tepërt i peroksidit të hidrogjenit mund të krijojë irritim të mishrave të dhëmbëve, kështu që ju rekomandojmë që të mos abuzoni.
Limon
Vitamina C dhe acidet që limoni përmban janë shumë të përshtatshëm për të larguar pllakëzat nga dhëmbët tuaj. Mund ti përdorni lëngun, por edhe direkt lëkurën e tij.
▪ Përzieni pak lëng limoni me kripë
▪ Aplikojeni atë tek dhëmbët e zverdhur dhe e lini për pak minuta. Më pas shpëlajeni gojën me ujë të ngrohtë.
▪ Përsëriteni dy herë në ditë për dy javë për rezultate më të mira.
Kripë
Kripa është një prej agjentëve pastrues më të rëndësishëm dentar përdorur prej dekadash, shkruan Anabel. Ajo ndihmon në rikuperimin e mineraleve të humbura prej dhëmbëve dhe rigjenerimin e ngjyrës së bardhë të tyre.
▪ Mund ta përdorni në vend të pastës së dhëmbëve çdo mëngjes e më vonë ta shpëlani
▪ Ose mund ta përzieni me sodë buke e lehtë të fërkoni dhëmbët.
Kujdes: Mos i fërkoni dhëmbët me forcë kur përdorni këtë përzierje sepse mund të shkaktojë irritime në mishrat e dhëmbëve ose dëmtime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania