Zbulimi i hershëm i kancerit të lëkurës ka shumë rëndësi për shërim të suksesshëm, ndërkaq edhe me kontrollimet që i bëni vetë mund të shpëtoni jetën tuaj.
Të sëmurë nga kanceri i lëkurës ka çdo ditë e më shumë. Prandaj, kjo nuk do të thotë që duhet të mos jemi të kujdesshëm, përkundrazi. Përjashtuar rastet e trashëgimisë, rrezatimi diellor është faktori kryesor qe shkakton kancer ne lëkurë.
Kjo sëmundje e lëkurës lidhet me nishanet në trup apo njolla të tjera të shkaktuara nga dielli dhe nëse neglizhohet ka pasoja fatale, ndaj dermatologët rekomandojnë që individët të kontrollojnë herë pas here nishanet si përsa i përket ngjyrës ashtu dhe dimensioneve të tyre.
Si të kontrolloni veten për kancer lëkure?
Duke bërë një vetë-kontroll të lëkurës, do t’ju ndihmojë juve të identifikoni shenjat e dyshimta ose anormale më shpejt, dhe në një rast të tillë të drejtoheni te mjeku (preferohet ekzaminimi me dermatoskop) dhe trajtoni problemin.
Gjatë vetë-kontrollit kontrolloni këto shenja paralajmëruese:
* Ndonjë ndryshim ose anormalitet në lëkurë që është rritur me kalimin e kohës dhe duket në formë xhevahiri, shumëngjyrëshe, i tejdukshëm, i kuqërremtë, ngjyrë kafe ose i zi.
* Ndonjë mol, njolla sipërfaqësore, njolla që i keni nga lindja, shenja të tjera ose formacione të ndryshme në lëkurë me ngjyrë kafe, të cilat me kalimin e kohës ndryshojnë në strukturë, bëhen më të trasha, më të mëdha, kanë kufij të parregullt, që paraqiten pas moshës 21-vjeçare, ose janë më të mëdha se sa goma fshirëse e lapsit.
* Ndonjë zonë e cila vazhdon të thahet, gjakosë, gërryhet ose dhemb.
* Ndonjë plagë e hapur e cila nuk shërohet pas tre javësh.
A shfaqet melanoma tek kushdo?
Melanoma mund të shfaqet tek të gjithë ne, megjithatë më të rrezikuar janë ata që kanë më shumë se 50 nishane në trup, personat biond ose me flokë të kuq; ata që gjatë periudhës së fëmijërisë janë djegur disa herë në diell; ata që kanë kryer seanca solari; ata që kanë pasur më parë melanomë, ndonjë kancer tjetër lëkure, kancer gjiri ose të gjëndrave tiroide. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre ushqime të lehta që do t’ju ndihmojnë të reduktoni urinë gjatë procesit të humbjes së peshës

Skolioza – deformimi i shtyllës kurrizore: Rëndësia e parandalimit

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri