LAJMI I FUNDIT:

Si ta ngushtoni belin në cilëndo moshë

Si ta ngushtoni belin në cilëndo moshë

Sa herë keni dëgjuar se është e pamundur që ta ngushtoni belin në qoftë se jeni në moshën e mesme? Apo që nuk është e pamundur, por që do të duhet të hiqni dorë pothuajse nga çdo gjë?

Duhet ta dini se jo vetëm që është e mundur, por edhe se nuk është e vështirë. Ngadalësimi i punës së metabolizmit është diçka me të cilën ballafaqohemi të gjithë. Përqindja e masës muskulore zvogëlohet rreth 8% për çdo dekadë pas moshës 30-vjeçare dhe rreth 10% për çdo dekadë pas moshës 50-vjeçare.

Studiuesit theksojnë se ushtrimet e forcës 2 herë në javë për 25 minuta mund të bëjnë mrekulli për metabolizmin tuaj dhe ta parandalojnë ngadalësimin drastik në punën e tij, sipas WomensHealthMagazine".

Hulumtimi tregoi se më shumë se 1.600 persona, të moshës 21-80 vjeçare, pas 10 javësh të ushtrimeve të forcës kishin rreth 1.5 kg më shumë në masë muskulore. Pjesëmarrësit kishin bërë nga një set prej 12 ushtrimeve dhe rezultatet ishin të ngjashme në të gjitha grupmoshat.


Nga të njëzetat deri në të pesëdhjetat, çdo vit e humbim rreth 250g të masës muskulore. Nga të pesëdhjetat fillojmë ta humbim çdo vit rreth 500g të masës muskulore.

Edhe pse studiuesit nuk janë të sigurt se pse ndodh kjo, ata besojnë se trupi fillon ta tretë masën muskulore shumë më shpejt, dhe se rikthimi i masës muskulore me kalimin e viteve është gjithnjë e më i vështirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori