LAJMI I FUNDIT:

Si ta mposhtni diabetin pa barëra, por vetëm me ndihmën e pemëve dhe perimeve?

Si ta mposhtni diabetin pa barëra, por vetëm me ndihmën e pemëve dhe perimeve?

Një mashkull i ri ishte diagnostikuar me diabet dhe shtypje të lartë të gjakut para katër viteve, por thuhet se kishte menaxhuar ta shëroi vetveten pa insulinë apo ilaçe të ndryshme. Sekreti i tij kishte qenë konsumimi i perimeve dhe frutave.

Ai kishte filluar të ndjehej vazhdimisht i etur, por ishte tronditur kur kishte marrë lajmin se niveli i sheqerit i kishte shkuar në 29 dhe se pankreasi kishte ndaluar funksionin e vet, transmeton Telegrafi.


Pavarësisht se merrte insulinën rregullisht dhe bënte çdo gjë që i rekomandonte doktori, gjendja e tij vetëm sa keqësohej. Niveli i triglicerideve kishte arritur në 16, ndërsa shtypja e gjakut i rrinte 150/100.

Por, pastaj kishte parë një emision të quajtur The Edge of Science, i cili kishte intervistuar Dr. John Zirdum, i cili konsumonte vetëm ushqime organike për 12 vite. Ai ishte inspiruar dhe kishte filluar të njëjtin rrugëtim.

Vetëm pas katër muajve me këtë tretman, shëndeti i tij i përgjithshëm i ishte përmirësuar: shtypja e gjakut rrinte 120/70, niveli i triglicerideve 1.4 dhe kishte humbur rreth 20 kile.

Lëngu që e kishte konsumuar më së shumti përmban:

– Banane

– Dy molla

– Lakër jeshile

– 5 kiwi

– Gjysmë litre ujë

Vetëm i futni të gjithë përbërësit në blender dhe i përzieni mirë. Gjysma e këtij lëngu duhet të pihet në mëngjes, ndërsa pjesa tjetër përgjatë ditës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori