Në vitin 1943 një shqiptar do t’i shpëtonte nga ekzekutimi plot 10 mijë hebrenj – bëhet fjalë për nipin e Isa Boletinit, Tafilin, i cili asokohe shërbente si prefekt i Elbasanit.
Dokumentet zyrtare të tërë kësaj ngjarjeje i ka zbuluar stërnipi i Isa Boletinit, Gazmendi. Ky i fundit beson se shumë shpejt Jerusalemi zyrtar do ta shpall Tafil Boletinin “Qytetar Nderi”.
Është dokument që erdhi nga Tirana zyrtare në vitin 1943. E këtë përgjigje me padurim po e priste ish-prefekti i Elbasanit, Tafil Boletini.
Mitrovicasi tek Mbretëria Shqiptare, kishte bërë kërkesë që plot 10 mijë hebrenjve t’u lëshohej pasaporta shqiptare.
Kjo me arsyetimin se jeta e tyre ishte në rrezik, pas përndjekjes naziste.
“Është dokumenti në të cilin ai e çon kërkesën në Tiranë në Mbretërinë e atëhershme të Shqipërisë, dhe i është aprovuar që hebrenjve t’u jepet pasaporta dhe nënshtetësia shqiptare dhe njëkohësisht është gjetur një nga listat e hebrenjve që Tafil Boletini i shpëtoi në Elbasan”, tha Gazmend Boletini, stërnip i Isa Boletinit.
Por, cila ishte arsyeja që një shqiptar, do t’i hapte portat e shpëtimit për hebrenjtë?
Këtë për Tëvë1 e zbuloi stërnipi i Isa Boletinit, Gazmendi.
“Tradita jonë shqiptare, në të kaluarën kanë treguar se ne, kanë thënë një fjalë që shtëpia është e Zotit dhe mysafirit”, ka thënë nipi i isa Boletinit, Gazmendi.
Por, kush ishte Tafil Boletini, njeriu që nuk do t’i ndahej për asnjë minutë, heroit Isa Boletinit.
“Tafil Boletini, ai ishte nipi i Isa Boletinit, djali i vëllait gjegjësisht, një personalitet që krejt jetën e tij e shoqëroi Isën, sekretar, bashkëluftëtar, së fundmi i mbajti të gjitha shënimet qysh nga rinia. 2:40 – Nga viti 1922 deri në vitin 1942 Tafili i kryetar komunash, fillimisht në Kukës, Konsipol, Zerçan, Peqin, Lushnje, Fier, Korçë, Elbasan, Vlorë, Pejë dhe në Tetovë”, tha stërnipi i Isa Boletinit, Gazmendi.
E këtë të mirë populli izraelit, duket se nuk ia ka harruar Tafil Boletinit.
“Tafil Boletini është një nga ato personalitete që shumë shpejt edhe do ta merr titullin “Qytetar nderi” në muzeumin më të madh të Holokaustit në Jerusalem dhe për neve jo vetëm si familje, po për tërë kombin shqiptarë është krenari”, u shpreh Boletini.
Tafil Boletini ishte njëri nga dy personat që i shpëtoi atentatit në Mal të Zi.
Në këtë atentat i vrarë mbeti xhaxhai i tij, heroi Isa Boletini.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës