Armand Shkullaku
Në debatin e madh mbi fatin e godinës historike të Teatrit Kombëtar, ka munguar zëri i atyre që njihen si autoritete morale të shoqërisë, të papërfshirë në interesa të ngushta politike dhe lidhje oportuniste me pushtetin e radhës. Me disa përjashtime të çmuara, pjesa më e madhe e atyre që mëtojnë të jenë elita iluministe e vendit, ka heshtur. Nuk kanë folur akademikë, mbrojtës të trashëgimisë kulturore, profesorë, filozofë apo artistë me renome edhe ndërkombëtare. Mes tyre, një zë që do të kishte vlerë të dëgjohej në mënyrë të veçantë, do të ishte ai i shkrimtarit tonë më të shquar, që jeton në Paris. Ismail Kadare do duhej të fliste. Pro ose kundër shembjes së kësaj godine. Tirana dhe ajo çka ka mbijetuar nga memoria e saj, janë në konstrukt të shumë prej veprave të tij.
Fama dhe mosha janë të mjaftueshme që shkrimtari të ndihet mospërfillës ndaj çdo paragjykimi për të thënë të vërtetën e tij. Tirana, ashtu si Gjirokastra apo Parisi, është gjithashtu qyteti i tij. Për të ka shkruar, në rrugët e tij ka ecur, në kafenetë e tij ka qëndruar për orë të tëra, brenda tij ka përjetuar rritjen, famën, ankthin, dramat, romancat, lindjen e fëmijëve, flirtet, xhelozitë, frikën nga një pushtet që mund ta godiste në çdo kohë. E ndoshta të gjitha këto ndjenja njëherësh mund t’i ketë provuar edhe tek një kafene e vetme, ajo e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve, pikërisht tek godina që sot duan t’i vënë kazmën.
Megjithatë, Ismail Kadare ende nuk ka folur. Qyteti i vizatuar me detaje në shumë vepra të tij po vdes çdo ditë. Lexuesi i sotëm nuk mund ta gjejë dot më Tiranën kadareane. Një nga një ranë të gjitha “skenat” ku gjallonin personazhet e tij. Nuk është më lulishtja e poshtme pas Skënderbeut, ku dikur bëheshin foto nën bredhat madhështorë. U zhdukën me radhë kinematë, ku adoleshentët prisnin fikjen e dritave për të prekur duart nën ethet e dashurisë së parë. Nuk janë as kinema “Republika”, as “17 Nëntori”, aq pranë ish-shtëpisë së shkrimtarit. U përçudnuan rrugët, u fshinë ndërtimet e vogla dhe kullat e betonit kanë murosur brenda tyre rrëfimet bashkë me personazhet, që dikur i jepnin shpirt edhe një qyteti të varfër, por që kishte botën e tij.
Nuk janë më sheshet përpara pallateve ku luhej me top, lulishtet e vogla ku putheshin në errësirë të dashuruarit, kopshtet, shkollat, parqet e lodrave, shtëpitë e rinisë, rrugicat e ngushta… të gjitha ato vende ku duhet të gjendeshin rrënjët e së shkuarës sonë. Edhe stadiumi, ku përjetoje dy orë pasion në një vend të zymtuar, nuk është më. Është një vend i shkretë, pa të shkuar, siç thoshte një shekull më parë Montanelli.
Pas fare pak kohe, këtij qyteti do t’i zhduket përmasa e Tiranës me të cilën na ka mbrujtur Kadareja.
Njerëzit nuk mund të kenë plotshmërinë e një qenie njerëzore në një vend të tillë. Ata rriten pa e ushqyer shpirtin e tyre, bëhen agresivë, materialistë, oportunistë, duan të jetojnë sot për sot, nuk kanë një rrëfim për fëmijët e tyre, janë me rrënjë të shkulura dhe pandërprerë zhvendosen me shpresën për të hedhur rrënjë diku tjetër. Atyre nuk u flasin as shkrimtarët e tyre, ata që të paktën në letër e kanë të ruajtur një pjesë të memories sonë të vrarë.
Mjafton të lexosh “Stambollin”, apo “Muzeun e pafajësisë” të Pamukut (pa përmendur shkrimtarë të tjerë e vende të tjera) dhe të vizitosh atë qytet sot për të kuptuar sa e fortë është lidhja që vendi, godinat, parqet, rrugicat, krijojnë me njerëzit. Se si kjo lidhje i bën ata nostalgjikë, të ndjeshëm, krenarë, njerëzorë.
Në Tiranë vështirë të gjesh imazhe për të rindërtuar librat e Kadaresë. Sot ato janë dëshmi të një qyteti që nuk e njeh më askush. Si mund të jetë ndjenja e një shkrimtari kur lënda e veprës i vdes në të gjallë të tij?
Godina e Teatrit nuk është një vend i huaj për Ismail Kadarenë. Ajo gjendet shpesh në librat dhe kujtimet e tij. Aty nuk janë luajtur vetëm pjesë teatri, aty është luajtur edhe fati njerëzor i qindra njerëzve. Mbi të do të ngrihet një “teatër modern”, i cili mund të mahnitë ata që lidhje kanë vetëm me materien të shprehur në formën e saj më të lartë, paranë. Ose ata që brohorasin për çdo vendim të partisë në këmbim të një projekti, pensioni, donacioni apo thjesht vetëm për t’i rënë në sy udhëheqësve të rinj. Por a është aq madhështor ky projekt sa mund të lërë pa prekur ndjeshmërinë e shkrimtarit?
Dikush mund të mendojë se ai është lodhur me banalitetet e kësaj ane. Ismail Kadare në fakt, nuk ka qenë rasti i shkrimtarit të izoluar nga bota dhe vendi i tij. Ai ka folur në momente delikate për fatin e shqiptarëve në tri dekadat e fundit. Nuk ka ngurruar ta lëshojë fjalën edhe për tema të nxehta politike si zgjedhjet e vitit ‘96 apo përplasjen Rama-Basha në 2011. Dhe pareshtur ka gjetur vullnetin të replikojë me çdokënd që ka hedhur dyshime për rolin e tij gjatë diktaturës komuniste. Fati i godinës së teatrit prek historinë e tij dhe historinë tonë të përbashkët, pra përbën një çështje ku mbi të gjitha do të vlente fjala e shkrimtarit.
Është debatuar shumë për rolin e tij si shkrimtar gjatë komunizmit. Askush nuk ka të drejtë sot t’i thotë atij se përse nuk bëri heroin dhe të dilte hapur kundër regjimit. Ai zgjodhi të shkruante. Dhe mirë bëri, një Kadare i gjallë ishte një shpresë më shumë në një vend të shkretuar. Por nëse heshtja e tij ishte e kuptueshme përballë marrëzisë së diktaturës, a duhet të flasë tani përballë marrëzisë së kllounëve? Nëse atëherë rrezikonte gjithçka për të shpëtuar asgjë, po sot që nuk riskon kurrgjë për të shpëtuar shumëçka?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
Roli i Italisë në krijimin e monarkisë në Shqipëri
Perandorët dhe strategët ilirë të Romës
Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!
Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)
Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut nuk janë origjinale?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri