Për fermerët dhe prodhuesit e fidanëve në Kosovë, e ardhmja nuk është e sigurt. Ata shqetësohen nëse do të ketë rendimente të mira, apo nëse do të mund të sigurojnë tregun për prodhimet e veta. Këta mbështeten kryesisht në parashikimet e tyre se çka dhe sa do të kërkojnë fermerët për mbjellje. E ky zinxhir, nuk përfundon këtu.
Qendrat e grumbullimit, përballen me problemin e sigurimit të sasive të nevojshme të lëndëve të para për t’i furnizuar përpunuesit dhe eksportuesit. Por ka një zgjedhje për gjithë këto probleme. Ajo quhet “bujqësia e kontraktuar”. Kjo nënkupton procesin kur fermeri rrit perime për një blerës në bazë të marrëveshjes së arritur paraprakisht, që është kontrata.
Modeli i bujqësisë së kontraktuar funksionon thjeshtë. Fillon nga kompania që merret me përpunimin e perimeve e cila nënshkruan kontratë me qendrën grumbulluese. Një prej këtyre qendrave është edhe Qendra Grumbulluese në Xerxë, Agrocelina.
“Qendra grumbulluese ka një numër të fermerëve. Për kulturën e trangujve kemi rreth 120 fermerë të cilët janë të kontraktuar dhe gjithë ky produkt shkon për tregun e Bashkimit Evropian”, thotë Fehim Rexhep nga Agrocelina për emisionin 7 Ditë me Panxhën.
Fermeri nga Komuna e Drenasit, Blerim Krasniqi, ka tashmë një vit që trangujt e kultivuar i dërgon në këtë qendër. Ai po duket të jetë i kënaqur me këtë bashkëpunim.
“Kontrata për një fermerë është shumë e mirë se nuk e ki problem tregun. Këtu në Kosovë është problem veç tregu”, tha Krasniqi.
Që fermerët si Blerimi të kultivojnë kulturat e ndryshme bujqësore, kujdeset prodhuesi i fidanëve të specializuara Skender Ramadani. Fidanishtja e Godancit ka rreth 70 fermerë të kontraktuar, gjë e cila sipas pronarit ua ka lehtësuar shumë punën.
“Deri para dy a t ri viteve kemi pasur problem se nuk i kemi pasur të kontraktuar fidanët. Tash i bëjmë kontratat. Është një përparësi jashtëzakonisht e mirë se na me kohë e dimë sa me prodhua edhe çfarë fare me prodhua”, tha Ramadani.
E, për përpunuesen e perimeve, Fahrije Hoti, Amerika nuk ishte e largët. Me punën e pandalshme të saj dhe grave të tjera bashkëpunuese, Kooperativa Bujqësore “Krusha” ka arritur të gjejë treg si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ashtu edhe në shumë vende evropiane. Por cilat kanë qenë fillimisht sfidat me të cilat kjo kooperativë është përballur që të gjejë si lëndën e parë po ashtu edhe tregun e shitjes.
“Ka qenë shumë e zorshme me hulumtuar treg edhe ka qenë shumë e vështirë me i plasu prodhimet e konservuara në treg. Për arsye që kemi qenë produkt i panjohur, ka qenë kompani e panjohur për konsumatorët”, tha Hoti.
Të mirat e bujqësisë së kontraktuar, janë se fermerët arrijnë të kenë qasje tek prodhuesit e specializuar të fidanëve, të kenë qasje tek blerës më të mëdhenj vendorë dhe të huaj, si dhe të bëhen më të pavarur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova