LAJMI I FUNDIT:

Si ndikon martesa në shëndet

Si ndikon martesa në shëndet

Shumë hulumtime janë marrë me ndikimin e martesës në shëndet. Kështu rezultatet e disa hulumtimeve kanë treguar që martesa e palumtur shkakton depresion dhe nivel të lartë të stresit çka ndikon dukshëm në shëndetin fizik.

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 1700 persona të cilat janë martuar në moshën prej 18 deri 55 vjeç dhe në martesë janë të paktën 20 vjet. Pjesëmarrësit i kanë intervistuar përmes telefonit 6 herë në periudhën prej 20 viteve, transmeton koha.net.

Është dashur të vlerësojnë se sa është e lumtur martesa e tyre në shkallën prej 1 (shumë e lumtur) e deri në 3 (nuk është e lumtur). Po ashtu kanë theksuar edhe aspektet negative të martesës, siç janë shprehitë irrituese të partnerit, disponimi i tyre dhe kalimi i përditshëm i kohës. Në fund pjesëmarrësit kanë vlerësuar shëndetin e tyre të përgjithshëm si të shkëlqyeshëm, të mirë, mesatar ose të keq.

Rezultatet kanë qenë komplekse, por në mënyrë të përgjithshme është treguar që më pak probleme në martesë nënkupton edhe më pak probleme shëndetësore. Po ashtu të pranishëm kanë qenë edhe personat të cilët nuk kanë qenë të lumtur në martesë dhe kanë pasur probleme më të mëdha shëndetësore.


Ky hulumtim i shkencëtarëve amerikan mund të ofrojë një shikim që tregon se ekziston lidhja në mes martesës dhe shëndetit. Shkencëtarët kanë marrë parasysh faktorët që ndikojnë në rezultatet, siç janë mosha, gjinia, raca dhe edukimi.

Por, ekzistojnë shumë faktorë tjerë të cilët po ashtu mund të ndikojnë në shëndet, prandaj hulumtimi gjithsesi duhet të vazhdohet ose të kryhet një hulumtim i ri me numër më të madh të pjesëmarrësve dhe numër më të madh të faktorëve vëzhgues.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar që stresi, ankthi dhe depresioni mund të ndikojnë në shëndetin fizik. Prandaj, nëse vëreni disa nga faktorët e sipëpërmendur, qoftë nëse janë për arsye martesore ose tjera, këshillohuni me mjekun tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori