Cilësia e interesimi gjithnjë në rënie, talente çdoherë e më rrallë, klube çdoherë e më pak, ndërsa trajnerë çdo ditë e më shumë. Ky është realiteti në futbollin e Kosovës. Çdo vit licencohen nga 50 deri në 100 trajnerë, derisa të gjithë ankohen se futbolli është gjithnjë e më i dobët.
Këtë vit në Shqipëri pas 16 ditë qëndrimi kanë marrë licencë B, 38 trajnerë. Sigurisht rritja e numrit të trajnerëve është e mirë, por pyetja lind sa mund t’ua shohë “hajrin” futbolli këtyre trajnerëve.
Cilat janë kriteret që duhet t’i plotësojë një trajner për të marrë Licencë? Për këtë flasin ata që më së miri e njohin këtë profesion, Ajet Shosholli, Ramiz Krasniqi e Arbnor Morina, raporton Zwri/
Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Kosovës, Ajet Shosholli, njoftoi se në Kosovë, aktualisht janë gjithsejtë 200 trajnerë të licencuar, derisa për të marrë këtë licencë, sipas tij, janë disa kritere që duhet të plotësohen. Në anën tjetër trajnerët Ramiz Krasniqi e Arbnor Morina, të cilët studiuan me vite për të marrë licencën B e A në Bosnje e Hercegovinë, thonë se mënyra a përshpejtuar për të marr licencën nuk është zgjidhje e mirë.
“Natyrisht që këshilli profesional i ka caktuar kriteret dhe nuk mund të hyjë në listë çdo kush për t’u licencuar si trajner”, tha Shosholli, duke njoftuar se kriteret bazë janë, duke filluar nga shkollim i tyre, karriera futbollistike, puna në Superligë apo Ligën e parë etj. Sipas, Ramiz Krasniqit rritja e numrit të trajnerëve është e mirëseardhur, por ajo që e shqetëson atë është dilema se numri i tyre është duke shkuar në drejtim të kualitetit apo kuantitetit.
“Ndoshta dikujt i konvenon të kemi kuantitet e jo kualitet, por kjo nuk e çon futbollin përpara. Unë them se kriteret për t’u pajisur më licenca jenë shumë të çarta”, tha Krasniqi i cili aktualisht posedon licencën A të cilën e kishte marr në Bosnjë e Hercegovinë, bashkë më trajnerët tjerë si Arbnor Morina, Afrim Tovërlani e Valdet Shoshi.
“Ne kemi bërë një vit për ta marrë licencën B dhe një vit tjetër për atë A, tash jam duke vijuar edhe për Licencën Profi”, tha Krasniqi i cili para një javë ishte në Gjermani në kongresin për trajner ITK 2013.
Maqedonia dhe Shqipëria kohëve të fundit kanë marrë vendim t’i ndajë licencat në mënyrë të përshpejtuar, pasi që vendimi i UEFA-s nuk lejon të udhëhiqen klubet pa trajner të licencuar dhe kjo ka bërë që ata në mënyrë të përshpejtuar t’i ndajë ato.
“Licencën mund ta marrësh, por më rëndësi është ajo se çfarë ke mësuar dhe çfarë mund t’u afrosh lojtarëve. Pra nuk mund të jesh trajner i mirë vetëm pse posedon licencë”, tha Krasniqi. Edhe për trajnerin Arbnor Morina, licencimi i përshpejtuar mund të jetë jo i mirë, megjithatë edhe ai thotë se është gjë e mirë kur trajnerët licencohen. Ai më pas ka shpjeguar edhe shkollimin e tij për tu pajisur me licencën A.
“Një vit më ka zgjatur shkollimi për licencën A. Gjashtë muajt e parë kemi pasur ligjërata dhe punë praktike, ndërsa në gjashtëmujorin e dytë provimet. Nëse nuk ke arritur t’i kalosh me kohë provimet është dashur të kthehesh nga fillimi”, tha Morina. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëModric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane
Liga e Kampionëve pritet të largojë vazhdimet në fazat e eliminimit nga viti 2027
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin