LAJMI I FUNDIT:

Shumë oferta për Berishën

Shumë oferta për Berishën

Një ndër lojtarët më të dalluar te Sigal Prishtina sezonin e kaluar, Dardan Berisha, pas përfundimit të kampionatit, ka pranuar oferta nga disa skuadra jashtë Kosovës.

Ai bëri të ditur për gazetën Arena se ka disa skuadra që kanë shprehur interesim për të.

“Momentalisht jam duke pushuar pas një sezoni të gjatë dhe të mundimshëm të cilin e kemi pasur. Ka disa oferta nga disa skuadra jashtë Kosovës, të cilat kanë shprehur interesim. Por, deri nuk ka asgjë konkrete. Jam duke i analizuar të gjitha ofertat dhe nuk do të ngutem për të vendosur për të ardhmen time”, u shpreh Berisha për gazetën.

Tutje, ai zbuloi se nëse nuk arrin marrëveshje me ndonjë skuadër jashtë Kosovës, atëherë do të qëndrojë vetëm te Prishtina. /Telegrafi/