LAJMI I FUNDIT:

Thaçi, panelist në kongresin e lëvizjes panevropiane në Vjenë

Thaçi, panelist në kongresin e lëvizjes panevropiane në Vjenë

(E plotësuar)- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të udhëtojë sot për në Austri, me ftesë të Lëvizjes Paneuropa, e cila këtë vit shënon 100 vjetorin e themelimit të saj.

Sipas një njoftimi të Presidentcës, Thaçi, bashkë me presidentë të tjerë të rajonit, do të jetë pjesëmarrës në panelin kryesor të këtij kongresi, ku do të diskutohet për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Këtë vit, ky kongres organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Austrisë.


Kongresi panevropian është një forum më ndikim në Evropë dhe për një kohë të gjatë është udhëhequr nga Otto von Habsburg, i cili ka qenë një mik i madh i Kosovës.

Thaçi shtyn konferencën për një tjetër në Vjenë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi kishte paralajmëruar një kon për ditën e sotme, mirëpo e njëjta u shty për javën e ardhshme.

“Ju njoftojmë se konferenca e presidentit Thaçi, e paralajmëruar për sot në orën 11:30 nga Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun e Presidencës, është shtyrë për javën e ardhshme”, njofton Presidenca.

Arsyeja e shtyrjes së kësaj konference është për shkak se presidenti Thaçi do të udhëtojë drejt Vjenës.

“Presidenti udhëton për në Vjenë, ku do të marrë pjesë në një konferencë e cila do të nis sot në orën 18:00”, ka thënë për Telegrafin, Adil Behramaj këshilltari i presidentit Thaçi.

Ai ka shtuar se për pjesëmarrjen e presidentit Thaçi në këtë konferencë, do të ju njoftojë më konkretisht gjatë ditës zyra për media e Presidencës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori