LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtohen shërbimet hotelierike në Maqedoni

Shtrenjtohen shërbimet hotelierike në Maqedoni

Çmimet e shërbimeve hotelerike në mars në krahasim me shkurtin e këtij viti, janë rritur për 0.1 përqind, ndërsa për 0.3 përqind në krahasim me marsin e vitit të kaluar, bëri të ditur sot Enti Shtetëror për Statistikë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje ka në grupet ‘ushqim’ për 0.1 përqind, pije ‘alkoolike’ për 0.1 përqind dhe ‘pije joalkoolike’ për 0.1 përqind.

Në periudhën janar-mars në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 0.5 përqind, ndërsa në dhjetorin e vitit të kaluar mbeten në të njëjtin nivel. /Telegrafi/