Shtrenjtohen çmimet e produkteve në Maqedoni, shpenzimet janë rritur për 3,6 për qind
Në muajin gusht shpenzimet e jetesës krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar janë shtrenjtuar për 3.6%. çmimet me pakicë janë rritur për 4.9%. por dallim në shpenzimet e qytetarëve ka edhe në nivel mujor. Informatat e Entit shtetëror të statistikës thonë se shpenzimet për blerjen e frutave të ndryshme bujqësore në gusht krahasuar me muajin korrik janë më të larta për 16%. Shtrenjtime ka edhe te produktet e qumështit, ndërsa për thuajse 1% ka rritje të çmimeve edhe të bukës dhe mishit.
Shpenzimet për jetesë: Patate 15,8%, djathë dhe gjizë 11%, mish 0,9%, bukë 0,7%.
Statistika regjistron çmime më të marta edhe të sheqerit, reçelit, mjaltit çokollatave dhe produkteve tjera të konditerisë.
Qytetarët ankohen se rrogat i kanë njëjtë vite me radhë, ndërsa jetesa është çdo ditë e më e shtrenjtë.
“Është pak, por dikë është shumë. 10-15 denarë për në Maqedoni, vështirë se mund të përballohet. Po të ishte në vend tjetër po, por në Maqedoni nuk ka gjasa. Njerëzit nuk do kenë mundësi as të ushqehen”.
“Çdo shtrenjtim i materialit bazë çon në rritje të çmimit të produkteve. Për fat të keq te ne nëse çmimi i materialit rritet 1%, çmimet e produkteve menjëherë ngritën për 10%”.
“Është varfëri e tmerrshme. T’ju them unë, jo vetëm pensionistët, por edhe ata që kanë rroga minimale nuk e di si do t’ia dalin. Me fëmijë dhe familje, nuk e di, ky është shtrenjtim i tmerrshëm”.
Më herët u njoftua se furrat e vogla tashmë e kanë rritur çmimin e bukës dhe brumërave. Shkak për këtë sipas tyre është shtrenjtimi i grurit për 20%, shtrenjtimi i rrymës industriale madje për 100%. Thonë se shpenzimet për paketimin e prodhimeve u janë rritur për 50%.
“E gjithë kjo shkakton rritjen e çmimeve të miellit vendor dhe si pasojë e kësaj është edhe rritja e çmimit të bukës dhe brumërave”, njoftojnë nga Shoqata e industrisë së mullisëve dhe furrtarëve.
Amvisëritë do duhet të paguajnë më shumë edhe për disa mallra dhe shërbime të caktuara që janë jashtë shportës sindikale sepse edhe te to ka ndryshime në çmime./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës