Nga: Daut Dauti
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, britanikët ndërtuan një platformë në det dhe e quajtën Knock John Fort. Platforma u ndërtua 8.5 milje nautike nga bregdeti britanik, për të shërbyer për mbrojtje nga sulmet e ushtrisë fashiste gjermane. Kur përfundoi lufta, platforma mbeti e braktisur. Në vitin 1965, një grup njerëzish e okupuan këtë platformë me qëllim që aty të instalonin një radio pirate që do të quhej Radio City.
Një vit më vonë, një major i ushtrisë britanike, i quajtur Roy Bates, me shokët e tij e përzuri ekipin e kësaj radioje nga platforma. Përzënia ishte e dhunshme, siç kishte ndodhur disa herë kur tentohej që kjo platformë të futej nën kontroll të grupeve të ndryshme. Pushteti britanik, edhe pse e kishte ndërtuar këtë platformë, tani nuk mund të intervenonte për shkak se struktura gjendej jashtë ujërave territoriale e që atëherë kufiri ishte në gjashtë milje.
Edhe Roy Bates e kishte për qëllim që ta hapte një radio stacion pirat pasi që në atë kohë këto lloje të radiove ishin shumë të nevojshme dhe sillnin ndryshime në shoqëri dhe fitime për pronarët. Por, Bates, edhe pse e kishte pajisjen për radio, e ndërroi mendjen dhe platformën e shpalli shtet, të cilin e emëroi Principata e Sealand-it. Natyrisht që Bates e shpalli veten princ të këtij shteti. Territori ekzistonte, së bashku me popullsinë që varionte nga 2-50 banorë. Ai e themeloi edhe administratën e cila filloi të lëshonte pasaporta dhe dokumente tjera që i duhen shtetit, përfshirë flamurin. Brenda disa viteve shiti disa mijëra pasaporta. Bates kërkoi njohje ndërkombëtare, por kjo gjë nuk ndodhi për shumë arsye, përfshirë arsyen kryesore se ky ‘vend’ ishte konstrukt (ndërtim) nga dora e njeriut. Pastaj, cili vend do ta pranonte këtë ‘principatë’ që gjendej para hundëve të Anglisë e që ishte ndërtuar po nga ky vend.
Pasi që Sealandi ishte vend strategjik, u sulmua disa herë nga grupe të ndryshme angleze, holandeze dhe gjermane. Grupe të biznesmenëve nga bota tentuan që me Batesin të hynin në biznes për hapjen e një hoteli. Por, Bates, ish oficer britanik, ia doli ta mbronte principatën e tij. Për këto ngjarje ai e ka shkruar librin ‘Holding the Fort’ (Mbrojtja e Kalasë). Për Sealandin janë botuar disa libra nga autorë të ndryshëm.
Por, tërë puna rreth sulmeve dhe mbrojtjes së Principatës përfundoi në vitin 1982 kur ujërat territoriale u shtynë nga gjashtë 12 milje dhe ky ‘shtet’ ra nën kontrollin britanik.
Kjo principatë ‘ekziston’ edhe sot dhe mbahet nga shitja e titujve aristokratik. Nëse paguani një shumë të majme të parave, mund të bëheni ‘Lord’ i këtij ‘shteti’ ose ‘Lady’ nëse jeni grua. Ky ‘shtet’ mbahet edhe nga shitja e suvenirëve apo rrobave të ndryshme që përmbajnë stemën e Sealandit.
Krijimin e një shteti të këtillë më 1968 e ka provuar edhe italiani Giorgio Rosa. Me siguri Rosa ka qenë i inspiruar nga Bates. Por, shteti i Rosas përfundoi me intervenim ushtarak kur ushtria dhe policia italiane e fundosi shtetin e quajtur ‘Ishulli Rosa’.
P.S. Në fotgrafinë e parë shihet ‘Principata Sealand’ kurse në të dytën Roy dhe Joan Bates, ‘princi ‘ dhe ‘princesha’ e këtij ‘shteti’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/01/Skenderbeu-1-e1516303460443-780x439.jpg)
Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit
![Imazhet flasin …](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/05/lucia2-780x439.jpg)
Imazhet flasin …
![Thënie të zgjuara: Dija më përndjek, por unë jam më i shpejtë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/03/words-780x439.jpg)
Thënie të zgjuara: Dija më përndjek, por unë jam më i shpejtë!
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![Shqiptarësia e Voskopojës dhe David Selenica - gjeniu i ikonografisë shqiptare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/09/Selenica-780x439.jpg)
Shqiptarësia e Voskopojës dhe David Selenica - gjeniu i ikonografisë shqiptare
Filozofia letrare e Anton Pashkut
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht