LAJMI I FUNDIT:

Shteti është dëshmia e ekzistencës së një kombi

Bretkosa e pusit po e pyeste bretkosën e oqeanit: sa i madh është oqeani? Shumë i madh – ishte përgjigja. Sa i madh, a është sa pusi – vazhdoi bretkosa e pusit. Shumë-shumë i madh – ishte përgjigja. A është sa dy herë pusi, 10 herë, 100 herë?

Si t’ia shpjegonte bretkosës së pusit se sa i madh është oqeani kur masë matëse për bretkosën e pusit ishte pusi?


Ka afër dy dekada që kjo anekdotë më rri në kokë sa herë që ballafaqohem në debatet për kombin. Si t’ua shpjegoj teorinë për kombin njerëzve që, që nga klasa e parë fillore e deri në akademinë e shkencave janë pjekur vetëm me një mënyrë të thjeshtëzuar për kuptimin e kombit.

Për gati dy dekadat e fundit kam përjetuar fatin e njeriut që nga bota e qytetëruar është kthyer në fshatin e tij të lindjes ku akoma nuk kanë njohuri për ekzistencën e rrymës elektrike.

Problemet e këtij njeriu që përpiqet t’u shpjegojë bashkëfshatarëve për rrymën elektrike dhe dobitë prej saj në fshatin, ku askush apo pak-kush di për të, mund t’i merrni me mend. Janë problemet me kryeplakun e fshatit (politikën) i cili ka frikë se mos kësisoj po i merr pushtetin. Janë problemet me biznesmenët e fshatit, prodhuesit dhe tregtarët e qirinjve, llambave, gazit, pishave të cilët janë të parët që nuhasin rrezikun nga përpjekjet iluminuse të këtij njeriu. Të gjithë këta së bashku nxisin masën injorante kundër këtyre përpjekjeve progresive.

Pavarësisht kësaj fushate dhe këtij raporti të forcave, vetë interesi i fshatarëve, familjarëve të kryepleqve e biznesmenëve është që një ditë edhe në këtë fshat të shtrihen telat e rrymës elektrike.

Kjo gjë pak a shumë ka ndodhë edhe në Shqipëri e Kosovë. Tashmë nuk është vetëm autori i këtyre rreshtave, por janë elita të tëra kulturore e politike që e konceptojnë kombin kush më shumë e kush më pak ashtu si edhe gjithë bota (“oqeani”). Fatkeqësisht, askush nga elitat politike nuk ka marrë vendim që këto njohuri të futen në institucionet shkollore e universitare.

Të krijohet përshtypje sikur Stalini qëndron në derë të çdo shkolle kosovare e shqiptare dhe dredhë mustakun për të frikësuar sfiduesit e teorisë së tij për kombin.

Në këtë vazhdë, një student më kërkoi që të shkruaj një artikull ku do të përfshihen definicionet kryesore për kombin për të cilën gjë opinioni i gjerë ka nevojë.

Në teorinë për kombet janë dhënë shumë definicione të gjëra e të ngushta për kombin. Ende nuk kam hasur në ndonjë definicion të përpiktë e të formuluar me pak fjalë. Kjo natyrisht mbetet gjithmonë çështje debati mes studiuesve.

Definicioni për kombin në tekstet tona shkollore dhe fjalorët e gjuhës shqipe është definicioni i Stalinit. Ky është një definicion i ngushtë për kombin, shumë i thjeshtëzuar.

Sipas Stalinit (1878 -1953), kombi është grup njerëzish që kanë gjuhë, prejardhje, kulturë dhe treg të përbashkët.

Ky definicion, nëse përjashtohet fjala treg i përbashkët, e njëjtëson atë me etninë dhe e le të nënkuptohet ashtu.

Stalini ishte i ndikuar nga filozofi gjerman Johann Gottlieb Fichte (1762 – 1814), i cili thoshte se çdo popull që flet një gjuhë të veçantë ka të drejtë të ketë shtetin vet. Me një fjalë, çdo etni duhet të jetë komb. Përvoja 200 vjeçare tregoi se Fichte nuk kishte të drejtë, sepse nga 8000 etni kemi vetëm më pak 200 kombe. Plus kësaj, mbi bazën e një etnie ka raste që u krijuan dy e më shumë kombe dhe ka shumë kombe shumetnike.

Babai i teorisë për kombet, Ernest Renan (1823-1892), më 1882 e ka definuar kombin si një princip shpirtëror, si një trup me shpirt. Benedict Anderson është një teoricien i mëvonshëm për të cilin Renani është akoma një idhull.

Kemal Ataturku (1881-1938), babai i kombit turk, thotë se kombi është një trup social e politik që udhëhiqet nga një ide dhe ka një gjuhë e një kulturë të përbashkët.

Për të mos e lodhur lexuesin me emra studiuesish, po themi se kombin dikush e ka definuar si një realitet racional, ndërsa dikush tjetër si realitet emocional. Një tjetër e ka definuar kombin si realitet racional dhe emocional së bashku. Kombi është definuar edhe si vlerë e vetme dhe konvergjente, identitet i veçantë. Apo, është definuar si një nga vlerat, divergjues dhe i shumëfishtë. Kombi si karakteristikë përjashtuese e një bashkësie humane, në raport me të tjera bashkësi. Kombi si karakteristikë përfshirëse, si një proces variabil, me karakteristika të njëkohshme përjashtuese – integruese.

Kombet mund të dallohen edhe nga fakti i mënyrës së lindjes së tyre: si projekt i dizajnuar apo aksident projektesh. Kombi po ashtu është një proces. Kombi është interes. Kombi është dashuri dhe sakrificë. Kombi është prodhues dhe konsumues vlerash shoqërore.

Definicione për kombin kanë dhënë edhe Gjergj Fishta (1871-1940) dhe Branko Merxhani (1894-1981) të cilët i kam cituar në shkrimet e kaluara.

Autori i këtyre rreshtave, 10 vite më parë, ka formuluar një definicion për kombin: Kombi është një bashkësi (komunitet) njerëzish e organizuar mbi bazën e ndjenjës dhe perceptimit të interesit përmes proceseve historike në një shoqëri apo konstrukt politik të aftë për të ndërtuar shtet, të aftë për të prodhuar dhe konsumuar vlera, që e njeh vetveten si të tillë dhe që është i njohur nga të tjerët si i tillë.

Besoj se ky është definicioni më i saktë për kombin nga të gjithë definicionet paraprake, por e meta e tij është se është shumë i gjatë. Në përpjekje për të ekonomizuar fjalët kam ardhur deri të definicioni se kombi është komunitet i kualifikuar për shtetndërtim. Ky definicion është mjaft i shkurtër dhe nuk është as i gjerë e as i ngushtë. Ky definicion nuk bie ndesh me asnjë nga definicionet paraprake dhe nuk lë hapësirë të madhe interpretimi kontrovers.

Ky definicion nuk nënkupton që të gjithë shtetasit e një shteti i takojnë një kombi, por vetëm ata shtetas që e kanë për zemër shtetin në fjalë. Pra, vetëm ata që janë të kualifikuar përmes vlerave që mundësojnë ndërtimin e një shteti në fjalë. Ekzistencën e vet një komb e dëshmon me krijimin e shtetit, ashtu sikur një grua dëshmon amësinë e vet me lindjen e fëmijës.

Në trend

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori