LAJMI I FUNDIT:

Shteriov: PSP të bëhet pjesë e Prokurorisë Themelore

Shteriov: PSP të bëhet pjesë e Prokurorisë Themelore

Prokurorja speciale Katica Janeva sot para Kështillit të Prokurorve paraqiti raportin 6 mujorë të punës së PSP-së. Përfaqësuesi i këshillit, Kole Shteriov, deklaroi se duhet të gjendet zgjidhje ligjore adekuate se si të vazhdohet puna e PSP-së.

Sipas tij, më mirë do të ishte që ajo të bëhet pjesë e Prokurorisë Themelore Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk mundet ta vendosim kokën në rërë para diçkaje që qartazi po ndodh në shoqëri. Lëndët në të cilat kanë më shumë njohuri nuk mund të qëndrojn të pambaruara. Do të shohim mirë të shohim se si rastet e PSP-së do të kalojnë në gjykatë”, tha Shteriov.


Janeva nuk dëshiroi të flet për hetimet, por paralajmëroi se ajo dhe ekipi i saj do të vazhdojnë me hapjen e hetimeve dhe do të presin në ndërkohë ndryshime ligjore për vazhdimin e punës.

Këshilli sot njëzëri miratoi raportin e fundit të Janevas, por edhe dy të mëparshmit të cilët kanë qenë vetëm të rishikuar dhe jo të miratuar./Telegrafi/