LAJMI I FUNDIT:

Shtatë fjalët që Administrata Trump nuk duhet t’i përmend

Shtatë fjalët që Administrata Trump nuk duhet t’i përmend

Sipas Washington Postit, funksionarët e qendrës për kontrollin e sëmundjeve dhe parandalimin – një organizëm i rëndësishëm i shëndetit publik amerikan – kanë marrë një kërkesë nga qeveria të mos përdorin shtatë fjalë në dokumente zyrtare për miratimin e bilancit të ardhshëm vjetor.

Termat e ndaluar janë: vulnerable, entitlement, diversity, transgender, fetus, evidence-based e science-based (vulnerabël, e drejtë, diversitet, transgjinor, fetus, bazuar në fakte, bazuar në shkencë).

Ky lajm ende jozyrtar vjen nga një burim i Washington Postit, nga një analist që kishte marrë pjesë në një takim prej 90 minësh me zyrtarë të CDC-së të ngarkuar për buxhetin.


Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit të Amerikës e ka përgënjeshtruar duke pohuar se CDC-ja do të vazhdojë të kryejë aktivitetin në kërkime shkencore në interes të qytetarëve.

Nëse do të ishte e vërtetë, kjo do të përbënte një shkelje e të drejtave të minorancave seksuale në SHBA dhe ndaj politikave të edukimit seksual. Kjo do të thoshte të mos flisje lirshëm për abortin dhe kontraceptimin, të parandalimit të HIV-it, orientimin seksual dhe gjinisë së ndërmjetme, por edhe për sëmundje si Zika dhe për patologji të fetusit. Do të thotë të mos i referohesh të dhënave shkencore dhe zvogëlimit të kërkimit dhe gjithnjë e më shumë të rezultateve kundrejt opinionit.

Nëse do të ishte e vërtetë, kjo nuk është hera e parë. Gjatë muajve të kaluar, Departamenti i Shëndetit kishte hequr informacionet mbi personat LGBT nga sajti i tij dhe ky nuk është i vetmi sektor shkencor që po merret me format e censurës.

Dy muaj më parë New York Times referoi se informacionet e lidhura me ngrohjen globale janë hequr nga sajti i EPA-s (agjencia për mbrojtjen e ambientit në Amerikë). /Focus/bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Azia
Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Kalo në kategori