LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarja përfaqëson Danimarkën në Karate Championship

Shqiptarja përfaqëson Danimarkën në Karate Championship

Karateistja shqiptare, Edita Ademi, kampione e dyfishtë evropiane në karate për moshat e reja (17vjeç, -55kg) në stilin “Knock-down”, më 16 nëntor të këtij viti do të marrë pjesë në “European Shinkyokushin karate Championship – U22”, që do të mbahet në “Arena Antonio Alexe” në qytetin rumun Oradea.

Ajo do të përfaqësojë Danimarkën. Ademi ka njoftuar për “Lajm” se në këtë turne do të marrin pjesë karateistet e lindura në vitin 1995 (18 vjeç) si dhe atë të lindura në vitet 1994, 1993, 1992 dhe 1991. “Unë kam të drejtë pjesëmarrje sepse jam e lindur në vitin 1995 dhe i kam 18 vjeç. Do të luftoj në kategorinë (55-60 kg). Në këtë konkurrim jemi gjithsej 14 femra. Ndryshe, jam e përgatitur mirë. Kam ushtruar 5 herë në javë. Çdo të martë dhe të enjte kam ushtruar dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje edhe karate dhe atletikë”, ka deklaruar Edita për lajm.

Ndryshe, Edita Ademi me prejardhje është nga fshati Përshevcë i Komunës së Tetovës, por që prej vitesh jeton në Kopenhagen të Danimarkës. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Kalo në kategori