LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari rrëfen se si e vrau babanë: E godita me hu dhe shkova të fle

Shqiptari rrëfen se si e vrau babanë: E godita me hu dhe shkova të fle

Arban Djaloshi i rrëfeu gjykatësit se si e kishte vrarë babanë e tij, ish-kryeplakun e fshatit – Mirosh Djaloshin, në Shkallë të Manzës në Shqipëri.

Një pjesë e dëshmisë së tij për vrasjen e 18 marsit, dhënë në seancën gjyqësore që e la atë në burg së bashku me nënën, është zbardhur nga gazeta Panorma.

Arbani thotë se ishte babai ai që e kishte sulmuar, pasi e kishte marrë për hajdut.


“Unë isha në gjumë atë ditë. Ishte ora një e natës. Babai nuk kishte ardhur ende në shtëpi. Rreth orës një e ca dëgjova një kollitje jashtë shtëpisë. Dola në oborr të shihja. Pashë babanë që ishte i dehur. Ai kur më pa, nisi të më shante dhe mu vërsul. Iu kujtua një ngjarje e para disa viteve kur unë u arrestova për një vjedhje të shkollës. ‘Hajde këtu ti hajdut m…’, më thirri babai dhe më ndoqi me një sfurk që të më godiste. Unë vrapova drejt stallës së lopës dhe aty gjeta një hu. E godita dy herë në kokë. Ai ra në tokë dhe më duket se kishte vdekur. Më pas u ktheva të flija. Në mëngjes më zgjon nëna dhe më thotë se babai nuk kishte ardhur ende në shtëpi. Unë e dija se mund ta kisha vrarë, ndaj nuk fola. Lajmërova xhaxhain dhe e gjetëm aty ku e kisha lënë. Kisha frikë ta pranoja që në fillim krimin”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori