LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari i përfshirë në një plagosje në Sarajevë

Shqiptari i përfshirë në një plagosje në Sarajevë

Elvis Kelmendi, djali i një biznesmeni shqiptar në Bosnjë është dyshuar nga autoritetet boshnjake për kryerjen e një plagosje me armë zjarri.

Incidenti ka ndodhur në një klub nate “Club Bad” në Sarajevë, kur Elvis Kelmendi, 32 vjeç ka hyrë në lokal dhe menjëherë ka shtënë me armë zjarri ndaj Elvis Hodzic, 35 vjeç, duke e lënë të plagosur rëndë. Menjëherë pas plagosjes, Kelmendi dhe shoqëruesi i tij Almir Metovic kanë braktisur vendin e ngjarjes.

Policia bëri të ditur se po heton motivet e kësaj plagosje, ndërsa nga burimet e para jozyrtare bëhet e ditur për një konflikt paraprak midis dy të rinjve.

Elvis Kelmendi i lindur në Prizren, është djali i biznesmenit të njohur shqiptar në Bosnjë, Naser Kelmendi, i cili është pronari i hotelit të mirënjohur “Casa Grande” në Sarajevë. /INA/


Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori