LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët, të diskriminuarit e mëdhenj të tregut gjerman të punës

Shqiptarët, të diskriminuarit e mëdhenj të tregut gjerman të punës

Shqiptarët janë më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani. Këtë tregon një studim i realizuar mbi konkurrimet për vend pune nga organizata “WZB”, Qendra Shkencore për Hulumtimet Shoqërore, në Berlin.

Ajo krijoi disa kandidatë fiktivë, të cilët ishin nënshtetas gjermanë, të lindur në vitin 1992, rritur dhe shkolluar në sistemin shkollor gjerman. Ajo që i dallonte ishte origjina e prindërve.

“Plot 6.000 aplikime fiktive u dërguan në vende të shpallura për 8 profesione të ndryshme, e të dhënat u analizuan në bazë të reagimeve apo mosreagimeve”, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”.


Kështu, rezultoi se konkurrentët fiktivë me prejardhje shqiptare ishin më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani. Konkurruesit me prindër gjermanë morën në 60% të rasteve përgjigje pozitive, ndërsa vetëm 51% e konkurruesve me prejardhje jogjermane morën përgjigje pozitive.

Konkurrentët me prejardhje nga Spanja kanë marrë deri në 73% reagime pozitive, duke kryesuar listën e diskriminimit pozitiv dhe duke ua kaluar madje edhe konkurruesve gjermanë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori