LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët shkëlqejnë në fitoren e HJK Helsinki

Shqiptarët shkëlqejnë në fitoren e HJK Helsinki

Ekipi finlandez Helsingin Jalkapalloklubi ka shënuar fitore të lartë prej 10-0 në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër ekipit uellsian Bangor City.

Gjysmën e golave të shënuar në këtë përballje mbajnë firmën e lojtarëve shqiptarë të cilët luajnë në Finlandë.

Lojtari me prejardhje nga Maqedonia, Berat Sadiku, shënoi një herë (44’), ndërsa nga dy gola i shënuan dy kosovarët, Erfan Zeneli (47’ dhe 54’) dhe Kastriot Kastrati (66’ dhe 88’).

HJK Helsinki kualifikohet në raundin e radhës me fitore të përgjithshme prej 13-0 që është rekord në histori të këtij klubi. /Telegrafi/