Shqiptarët në Ballkanin e paintegruar
Ballkani, rajon ky, i cili gjatë ka qenë i mbërthyer në konfliktet të përgjakshme për zgjerim territoresh dhe ndryshim të hartave gjeografike nga viti në vit, vendi ku kanë funksionuar gjatë organizime shoqërore tepër të ngushta brenda principatave dhe bajraqeve apo mbretërive, me rrokullisjen e shumë ngjarjeve dhe me defektet të brendshme në ndërtimin e relacioneve, i shquar për grindje dhe mungesë tolerance ndëretnike, arriti të mbijetojë nga një mijëvjeçar në tjetrin.
Fati i këtyre popujve përcaktohej nga aftësia për të rezistuar presionet ndaj të tjerëve, dikush herë duke qenë në rolin e sulmuesit dhe dikush në mbrojtje të ekzistencës fizike, pa marrë parasysh ekzagjerimet dhe rrudhjet gjeografike që pësonin ndryshime të mëdha.
Ekzistimi i kësaj gjendje ka qenë edhe rezultat i disa fuqive evropiane me mundësi ndikimi në determinimin e zhvillimeve në Ballkan, dhe paaftësia e këtyre vendeve, të ndikojnë pozitivisht tek këto shtetet të fuqishme në strukturimin e rajonit mbi bazën e realiteteve për hir të lirisë dhe paqes, e cila ishte gjithnjë e brishtë.
Po, ky Ballkan i shekullit 21, mbetet sërish rajon i pakonsoliduar që nuk e ka përfunduar ende procesin e ngatërresave si vazhdimësi e së kaluarës historike, dhe, vazhdon të mbetet i lidhur në zgjidhjen e çështjeve fundamenatale nga faktorët e fuqishëm brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian.
Shikuar nga aspekti struktural demografik, kulturor dhe lidhjet gjeopolitike, Ballkani ka qenë dhe mbetet vendi ku reflektohen dallime të mëdha , i cili përveç ambicies për integrim në BE, deri më tani ka shpalosur pak vizione lidhur me integrimet brenda vetes, dhe këto nisma nëse e ekzistojnë diku, janë ta papërfillshme, të cilat shihen me një skepticizëm të madh nga fqinjët.
Vend të veçantë në udhëkryqin e përplasjeve historike zënë hapësirat e banuara me shqiptarë, të cilët deri pas luftës së dytë botërore, ishin vendi ku jeta bashkëjetonte me dhunën dhe askujt nuk mund t’i kujtohej ndonjë cikël kohor ku të jetë përjetuar liria si nocion i mitizuar, që sa më pak kuptohej aq më shumë të braktiste.
Ballkani duke ecur në këtë tragjedi të papërfunduar, kishte filluar të largohej nga trashëgimia kulturore filozofike, dhe, vendin e këtyre vlerave e zunë hasmëritë, ndërsa logjika e rrënimit u bë kategori e të menduarit, e cila qonte në zhbërjen e të gjithë asaj që dikur ishte nami i popujve të këtij rajoni.
Sfidat: mungesa e komunikimit dhe bashkëpunimit
Rajoni i ka bartur disa sfida të pakalueshme nga një periudhë tek tjetra si: mungesa e gatishmërisë për të komunikuar ndërmjet veti dhe nevoja permanente për ndërhyrje të faktorëve relevant në ndërmjetësim mes palëve për zgjidhjen e një varg problemesh, të cilët në vazhdimësi kanë prodhuar zgjidhje edhe jo të drejta, pastaj kriza, mungesë të iniciativave në planin politik, ekonomik, të sigurisë dhe bashkëpunimit brenda organizmave rajonal.
Pozicionet e ngurta dhe jofleksibiliteti?
Nyja ku ndërlidhen fijet e krejt kësaj krize mbetet hapësira shqiptare, e ndarë brenda pesë shteteve, ku statusit politik dhe juridik i shqiptarëve nuk ka ndryshuar shumë. Tani krejt çka mund të bëhej është përshpejtimi i integrimeve brenda shqiptare, procese të cilat po ecën tepër ngadalë dhe po shoqërohen me mungesë vizioni politik, mungesë guximi nga lidershipet për iniciativa më serioze, dhe, ka hezitime të mëdha se si mund të sajohen projekte konkrete duke ngritur perceptime të gabuara dhe skepticizëm, më shumë nga një këndvështrim tjetër, se si mund të duken ato dhe si do të funksionohet nëpërmes tyre.
Kjo gjë po ndodh si mungesë e nismave shtetërore për të aktivizuar resurse njerëzore të profileve në fusha të caktuara, ku do të bëhej e mundur ndërlidhja e fijeve të para në integrimet ndërshtetërore- shqiptare. Rrumbullakësimi i makroprojektit është i vonuar, dhe, pozicionet e dy shteteve shqiptare mbeten të pafuqishme për të marrë rol brenda rajonit në relacion me ato shtete në Ballkan ku jetojnë shqiptarët, kështu që gjendja do të vazhdojë jetë në pozicionin e tanishëm, pra e përcjellë me mungesë të fuqisë së ndikimit në dhënien kontributit për zgjidhjen çështjes shqiptare dhe për vetë rajonin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës