LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria të luajë në Mitrovicë? FFK-ja s’di asgjë

Shqipëria të luajë në Mitrovicë? FFK-ja s’di asgjë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF), Armando Duka, ka deklaruar që stadiumi olimpik i Mitrovicës, ‘Adem Jashari’, është një opsion për Kombëtaren e Shqipërisë. Ai iu është përgjigjur me një “pse jo” pyetjes nëse Shqipëria do ta luante një takim miqësor në Mitrovicë.

“Aktualisht, stadiumi i Mitrovicës për ndeshje zyrtare nuk është i miratuar nga UEFA. Nuk është një stadium i licencuar. Nëse do të jetë i licencuar, unë nuk di, nëse Shqipërisë i lejohet apo jo që të shkojë të luajë atje. Por, për një ndeshje miqësore, përse jo?”, është shprehur Duka për ‘Illyrium’.

Por, deri më tani nuk ka pasur kontakte ndërmjet FSHF-së dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Këtë të fundit e konfirmoi nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi. “Deri më tani nuk kemi folur për këtë opsion. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk e dimë”, deklaroi ai për Arenën.

Ndryshe, Duka e ka vlerësuar edhe një herë lart marrëdhënien e FSHF-së me FFK-në dhe ka theksuar që futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, si Samir Ujkani, Loret Sadiku dhe Ilir Azemi, e kanë derën hapur te Kombëtarja e Shqipërisë.


Shqipëria po bëhet gati për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2016. ‘Shqiponjat’ janë në Grupin I, ku do të përballen me Danimarkën, Portugalinë, Armeninë dhe Serbinë. /Arena/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori